KreuHoroskop

Urani do të qëndrojë në Binjak për 7 vite! Astrologia zbulon ndryshimet për shenjat e zodiakut!

Urani do të qëndrojë në Binjak për 7 vite! Astrologia

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan paralajmëroi një ndryshim të fuqishëm në Univers. Urani, planeti i inovacionit dhe revolucionit, po hyn në shenjën e Binjakëve, duke sjellë një transformim që do të prekë thellë mënyrën se si komunikojmë, mësojmë dhe bashkëveprojmë me teknologjinë e përditshme.

Ky transformim i rëndësishëm, që do të zgjasë për shtatë vite, duke hapur rrugën për zhvillime teknologjike të papara më parë, që shkojnë përtej edhe Inteligjencës Artificiale më të avancuar që njohim sot. Sipas astrologes, një epokë e re po afron, por a jemi gati ta përjetojmë atë?

Dashi: Janë në një periudhë ku do të kenë shumë ndryshime, por për sa i përket ndikimit të Uranit do të ndryshojë mendimi dhe këndvështrimi juaj. Do të keni ide të reja, do të ndryshojë edhe përditshmëria juaj, njerëzit e rrethit tuaj të ngushtë dhe shoqëria juaj. Do të gjeni mënyra më moderne, për të promovuar punën tuaj.

Demi: Më në fund Demi çlirohet, pak ndikim do të kenë edhe ata të lindurit në ditët e fundit, por çlirohen përfundimisht nga Urani. Por, duhet që të jeni të kujdesshëm në sferën financiare. Duhet të jeni parashikues, sepse mund të kaloni nga faza ku do të merrni një dorë të mirë lekësh, por mund të kaloni edhe në faza ku do i shpenzoni këto lekë dhe të gjendeni ngushtë nga ana financiare. Njëkohësisht mund të ndryshojnë dhe këto ide që keni për vlerat tuaja dhe duhet të punoni pak më tepër me sigurinë tuaj të brendshme.

Binjakët: Urani që kalon në shenjën tuaj do ju bëjë që të ndryshoni totalisht dhe të ndryshoni në thelb, si nga paraqitja juaj. Mund të kërkoni diçka më ekstravagante. Paralelisht do të keni ndryshime dhe në marrëdhëniet tuaja, do të doni lirinë, më tepër nga ajo që keni. Njëkohësisht do të bëni udhëtime, ku do të takoni njerëz të rëndësishëm që do të kenë shumë ndryshime në jetën tuaj.

Gaforrja: Kalimi i Uranit sidomos për ju që keni ashendentin Gaforre, do ju ndryshojë atë pjesë që ka të bëjë me gjendjen tuaj shpirtërore, mund t’i nxjerrë në pah gjëra që ju nuk i dinit dhe do iu mbanit sekret. Mund t’iu bëjë ndonjëherë që të shqetësoheni ndonjëherë më shumë se sa duhet dhe pa aersye. Gjithashtu mund të sjellë ndryshime në planet për të ardhmen. Do të keni dhe një mbështetje financiare e cila nuk do të vijë nga puna, por nga një dhuratë ose trashëgimi e juaja.

Luani: Kalimi i Binjakëve në shenjën e Uranit do të sjellë një zgjerim të rrjetit tuaj social, do të gjenden në rrugën tuaj njerëz të cilët do të bëhen bashkëpunëtorët tuaj, por dhe njerëzit e zemrës suaj, të cilët do të ndikojnë pozitivisht në synimet e qëllimet tuaja. Paralelisht një aktivitet që do të bëni do të keni mundësi që të takoni njerëz ndryshe nga herët e tjera dhe këta njerëz të bëhen bashkudhëtarë të jetës suaj. Mund të shikoni miq dhe shokë që të largohen nga jeta juaj dhe të hynë njerëz të rinj.

Virgjëresha: Ndryshimet do të jenë në karrierë dhe jetën sociale. Nëse deri tani ishit të martuar, mund të figuroni beqarë dhe e kundërta. Kryesorja qëndron tek sukseset që do të keni në punë dhe karrierë. Disa nga ju mund të ndryshoni totalisht mendim për jetën tuaj. Më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e para të shenjës.

Peshorja: Një periudhë shumë interesante. Horizonte të reja hapen përpara jush. Do të keni mundësi që të udhëtoni, disa nga ju do të vendosni për të nisur jetën jashtë shtetit. Kurse disa të tjerë do të marrin një drejtim pozitiv në jetë. Duhet të jeni pak më të kujdesshëm në çështjet ligjore. Do të gjejnë dhe dashurinë, thjesht duhet që të jenë shumë të kujdesshëm. Është në një fazë ku ka ndryshime të mëdha në jetën e saj në lidhje me dashurinë, apo edhe në planet e së ardhmes. Megjithatë duhet të keni kujdes në njerëzit që zgjidhni.

Akrepi: Mendja juaj do të jetë vetëm tek financat. Kujdes në investimet që do të bëni dhe në iniciativat që do të ndërmerrni në bashkëpunimet financiare. Duhet të vazhdoni të jeni parashikues dhe të përpiktë në drejtimet ndaj palëve të treta. Gjithsesi do të keni shanse për të investuar në një projekt që doni të bëni.

Shigjetari: Urani kalon përballë jush duke iu sjellë një destabilizim, në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdo lloji. Do të shikoni njerëz që hyjnë në jetën tuaj ndryshe nga herët e tjera.

Bricjapi: Do të keni ndryshime në përditshmërinë tuaj, në punë, të cilën do të doni që ta organizoni sa më mirë. Madje do të doni që të bëni një kombinim sa më të mirë të sferës financiare me përditshmërinë dhe punën tuaj. Prandaj kujdes në investime, sidomos ju që keni biznese. Dhe të gjitha ju që keni ashendentin Bricjap duhet të dini që vitet në vijim do ju sjellin ose shumë para ose do të gjendeni të ekspozuar.

Ujori: Jeni në një fazë ndryshimi, kalimi i Urani në shtëpinë tuaj të pestë do të sjellë afër jush njerëz që janë më egocentrik. Njerëz që ju përshtaten, që do i doni dhe që do iju ndryshojnë jetën.

Peshqit: Do të jeni nga më të ndikuarit ku do të keni ndryshime në akse të ndryshme të jetës. Këto ndryshime do të kenë të bëjnë me vendbanimin, shtëpinë dhe familjen. Nuk do të mungojnë as ndryshimet  në jetën personale dhe në punë. Por, dhe ju vetë do të ndryshoni.