Një prekje “magjike”, një fytyrë me shkëlqim dhe e hidratuar është misioni i serumit Clinique Moisture Surge Active Glow, i cili u prezantua në një minievent në departamentin e bukurisë në Coin, ku të ftuara ishin vajza dhe zonja, që kujdesin për lëkurën e kanë pjesë të stilit të tyre të jetesës. Prezantimi nga profesionistët e fushës u konkretizua, duke u aplikuar dhe testuar në kohë reale mes të ftuarve, duke e bërë më të prekshme produktin e ri.
“Clinique Moisture Surge Active Glow” është një serum hidratues dhe eksfoliues i projektuar për të ofruar një shkëlqim të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm, i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Përmban 5% acid laktik, i cili eksfolion butësisht lëkurën, duke nxitur rigjenerimin e qelizave për një pamje më të lëmuar dhe më të ndritshme. Kjo ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura dhe rrit përthithjen e produkteve të tjera të kujdesit për lëkurën. Për të gjithë kureshtarët, COIN Beauty ju mirëpret!
-
"ARRATISJE NGA QYTETI", del numri i ri i revistës BORDO!
7 Korrik, 10:27 -



















