KreuCelebrity

Iu thye zemra nga vetëvrasja e saj, vdes pas dy vjetësh i shoqi i moderatores: Tre vajzat mbeten jetime!

Iu thye zemra nga vetëvrasja e saj, vdes pas dy vjetësh i shoqi i

Bashkëshorti i prezantueses televizive australiane, Erin Jayne Plummer, ka ndërruar jetë tragjikisht në një incident të dyshuar vetëlëndimi- e kjo vetëm dy vjet pas vetëvrasjes së gruas së tij. Alan Plummer, 49 vjeç, u gjet i vdekur në ujërat e një plazjhi në veri të Sidneit, duke lënë jetimë tre vajzat e çiftit.

Iu thye zemra nga vetëvrasja e saj, vdes pas dy vjetësh i shoqi i

Një burim i njohur me situatën e përshkroi incidentin si 'tragjik', duke pasur parasysh se ai pasoi vdekjen e gruas së tij majin e vitit 2022.

Iu thye zemra nga vetëvrasja e saj, vdes pas dy vjetësh i shoqi i

Tragjedia vjen vetëm dy muaj pasi Plummer shiti në ankand shtëpinë me katër dhoma gjumi të familjes të cilën ata e kishin në pronësi për më shumë se dy dekada. Prona, e cila u ble nga Plummers për 675,000 dollarë në vitin 2002, fillimisht ishte nxjerrë për shitje marsin e këtij viti.
Gruaja e Alan-it, Erin, ishte vetëm 42 vjeç kur vdiq në vazhdën e vështirësive të vazhdueshme me shëndetin mendor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF