Bjond, sy të kaltër, shikim intrigues që të zhvesh me sy, e mbi të gjitha një mendje gjeniale, e cila është e aftë të lexojë dhe kontrollojë gjithçka. Ky është profili i Patrick Jane, mentalistit më të famshëm në botë, një rol i luajtur nga aktori australian Simon Baker. “Në mendjen time, nuk jam ai burri i sjellshëm që shihni”, thotë aktori, imazh i parfumit ‘Gentleman Only’ të Givenchy. Fill pasi u shfaq për herë të parë në serialin “Mentalisti”, Simon Baker ndezi gjithë projektorët e vëmendjes mediatike me karakterin karizmatik. Sigurisht, kjo vëmendje nuk i kishte munguar as nga eksperienca e tij: në adoleshencë kishte qenë pjesë e serialeve “Home & Away” apo “Heartbreak High”, e në kinema në rolin e një gazetari në filmin “Djalli vishet me Prada”. Ylli i “Mentalisti” flet për ndikimet, mësimet e jetës dhe sa i dedikohet stilit.
Nuk mund të vihet në dyshim që një çun australian si ai të mos ketë qenë i apasionuar pas sërfit. Ai ka qenë gjithnjë sërfist, por asnjëherë, djali trupmadh, që dallon nga rrobat e sërfit. “Bëj sërf, por nuk do të thotë që duhet të vishem si një prej tyre. Më pëlqen estetika. E dua një kostum të prerë mirë, sepse i vlerësoj gjërat që duken mirë. Më pëlqen iPhone, sepse është e këndshme, por jo më shumë sesa një palë këpucë të mira”. Simon Baker beson se të thuash për veten “jam burrë i sjellshëm”, është sikur ti thuash vetes “Jam seksi”. Sepse ai e di që nuk jemi ne që e vendosim këtë, edhe pse duhet një vetëdije, kjo gjithmonë duke ju referuar faktit sesa investon për stilin tënd…!
Rregullat kalorsiake janë harruar nga shoqëria moderne, por në reklamën ‘Gentleman Only’ kur ai shfaqet në shi teksa hap ombrellën për një grua që vrapon për të kapur taksinë, reagimi i saj është “uau”. Simon Baker mendon se kjo është e mrekullueshme, po ashtu do të jetë edhe reagimi që do të marrim kur ndihmojmë dikë. Janë disa gjeste të vogla që janë zhdukur nga stili ynë i jetës në kontakt me ata që na rrethojnë. Ndoshta kjo e bën atë të duket ndryshe. Teksa i puth dorën një zonje, kur kujdeset para saj duke e komplimentuar, e detaje kalorësiake që ai nuk i ka vetëm brenda rolit. “Më pëlqen shkolla e vjetër, gjërat tradicionale. Givenchy ka rrënjë të thella aristokrate si shtëpi mode, por ka edhe guxim në të njëjtën kohë. Mund të dukem djalë klasik, por në të njëjtën kohë, dua të ndjehem i relaksuar dhe rehat”- rrëfen ai për eksperiencën e tij me Givenchy. E pranon se nuk ka ndonjë markë të preferuar, por gjithnjë arrin të gjejë një këmishë e cila i rri puthitur pas trupit, ndaj edhe blen një duzinë syresh.
Rituali i pastrimit dhe hidratimit të lëkurës për atë është vetëm diçka që ndodh çdo ditë. Ai gjithmonë lan lëkurën dhe vendos krem. Dhe për këtë i duhen 15 minuta çdo ditë për t’u përgatitur. “Jam shumë praktik dhe më pëlqen të jem efikas, sepse dua të prezantoj veten në një mënyrën më të mirë, por edhe të ndjehem rehat me ata që takoj”.
Ikonat e tij të stilit janë aktorët evropianë. Ka ndjekur gjithmonë ftohtësinë e Marcello Mastroianni dhe shpirtin rebel të Jean Paul Belmondo. Për të Jimmy Dean ishte revolucionar, edhe Brando gjithashtu. Vlerëson elegancën e Cary Grant. Këto i bëjnë ata të jenë autentikë. Ndaj ka një vlerësim nostalgjik të asaj kohe në këndvështrimin estetik, por kurrë nuk e ka menduar ndonjëherë të shfaqë veten ashtu. “Kam zgjedhur të vij me kostumin e karakterin tim, Patrick Jane, tek “Mentalisti”. Për të qenë i sinqertë, vodha disa elemente nga karakteri i Chaplin dhe Tramp. “Kam kaluar të njëzetat e mia duke qenë i padurueshëm. Por mësova për jetën, mësova se një nga përbërësit kyç për të shijuar çdo moment, është durimi dhe gjesh gjithmonë pak kohë të lirë për veten. Është mirë të jesh pak i duruar. Këtë nuk e kam thënë unë, por Steve Nash-përfundon aktori Simon Baker.



Një mashkull plot stil, si Tom Hardy!



George Clooney, një baba i vërtetë!




6 varëse stil, vetëm për meshkujt!




Gëzuar ditëlindjen, Robert Redford!





