“Papritur ju jeni përgjegjës për të tjerë njerëz, shumë e frikshme”
George dhe Amal Clooney pritën binjakët e tyre në qershor, duke u bërë kështu prindër për herë të parë. Zëdhënësi i familjes Stan Rosenfield njoftoi përmes një deklarate se : Këtë mëngjes George dhe Amal kanë pritur ardhjen në jetë të binjakëve Ella dhe Alexander, të cilët gëzojnë shëndet të plotë. George është i qetë dhe do t’a marrë veten së shpejti. Pothuajse tre muaj pas ardhjes së binjakëve në jetë, George ka folur rreth të qenurit baba në moshën 56-vjeçare, për gëzimet që të fal kjo dhe gruan e tij Amal Clooney, në një intervistë për Associated Press.
“Papritur, ju jeni përgjegjës për njerëz të tjerë, gjë e cila të tmerron”, thotë Geroge rreth atësisë, duke vlerësuar gruan e tij si një mama të re. “Ajo është si një atlete olimpike, ajo po ia del mbanë për mrekulli”, shprehet ai.
Tashmë në rolin e babait, ai duket më shumë i shqetësuar se çfarë veshjesh kanë dalë për fëmijë se sa rreth filmit më të fundit që ai po merret.




6 varëse stil, vetëm për meshkujt!




Gëzuar ditëlindjen, Robert Redford!








10 baballarët VIP-a, plot stil e sharm!


Moda e mjekrës së dizenjuar bukur!

Rolls-Royce që kushton 11 milonë euro!
