KreuBordo Men

Kit Harington, i famshëm, seksi dhe i veshuri më bukur!

Mund t’ju duket e pabesueshme, ndoshta sepse jemi mësuar ta shohim ndryshe, gjithmonë nën një petk të rëndë e dimëror, por ai vishet bukur e me shumë shije në jetën reale jashtë ekranit.

Kit Harington, ylli i serialit ‘Game of Thrones’ që na ka gozhduar përpara ekranit me rolin e John Snow, ka treguar klas në veshjet e tij dhe ka shkëlqyer kudo në eventet ku ka marrë pjesë. Ai është konsideruar si një personazh trendy e i kuruar në daljet publike. Tek Festivali i Filmit Giffoni, aktori u komentua për një veshje të thjeshtë,  të përshtatshme dhe frymëzuese. Një këmishë e bardhë për meshkuj tani në verë është gjithmonë një zgjedhje e zgjuar, inspirohuni prej tij për t’u dukur bukur!

Modeli i tij i flokëve vazhdon të jetë mjaft i pëlqyer. Flokë kaçurrela të çrregullta që i bien në fytyrë, me gjatësi mbi supet.  Ju sjellim në galeri disa nga paraqitjet e fundit të aktorit!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF