KreuBordo Men

Kodak Ektra – Një kamerafon ndryshe nga të tjerët

Marka e famshme në sektorin e fotografive synon të hyjë edhe tregun e smarfonëve me produktin Ektra. Një smartfon ndryshe nga të tjerët në formë por jo në substancë.

Fotokamera tashmë është një nga elementet kryesore të smarfonave, mbi të gjitha nëse marrim parasysh modelet që renditen në klasin e mesëm të lartë. Me një vlerë prej 430 eurosh është pikërisht në repartin fotografik që Ektra kërkon të jetë protagonisti i vërtetë, sikurse vihet re edhe nga pjesa e mbrapme që duket njësoj si një aparat fotografik.

Normalisht është një pajisje që i dedikohet një publiki të caktuar, nostalgjikëve të fotokamerave të dikurshme, kompakte, super të lehta si dhe të lumtur të kenë në duar sërish këtë markë historike.

Nuk e dimë nëse ky model, ndonëse duket premtues, do të ketë sukses në këtë sektor që ka kaq shumë konkurencë.

SISTEMI: Android 6.0

PROCESORI: Mediatek Helio X20 Deca-core a 2,3 GHz 20nm

GPU: Mali-T880

MEMORJA: 32GB (mundësi për kartë memorie deri në 128 GB) / RAM: 3GB

EKRANI: 5 polësh / IPS LCD / Rezolucioni: 1920 x 1080 pixel / 441ppi

FOTOKAMERA: 21 MP/13 MP / Regjistrimi video: fino a 4K a 30 fps

BATERIA: 3000 mAh

MATERIALET: Profil metalik, pjesa pasme palstike

PESHA: 138 grami

DIMENSIONET: 147.8 x 73.3 x 9.7 mm

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF