Peugeot 3008 fitoi çmimin Vetura e Vitit 2017. Ky vlerësim shumë presigjoz u shpall si zakonisht, në hapje të Sallonit të Gjenevës, nga një juri prej 58 gazetarësh ekspertë të sektorit, që i kanë dhënë 319 pikë.
Në vend të dytë u rendit Alfa Romeo Giulia (296 pikë) dhe në vend të tretë Mercedes Classe E (197 pikë).
3008-ta është modeli i pestë i markës Peugeot që merr çmimin Vetura e Vitit, ku paraardhësit janë 308 e vitit 2014, 307 e vitit 2002, 405 e vitit 1988 dhe 504 e vitit 1969.
Në galerinë tonë të fotove do të gjeni sipas radhës shtatë veturat më të votuara të këtij konkursi prestigjoz.



Bordo Men
Fituesit e Car of the Year nga viti 1964





Bordo Men
Shfaqet Range Rover Velar









Bordo Men
Shfaqet SUV-i i parë i Alfa Romeo


