KreuBordo Men

Po sikur Ryan Gosling të jetë James Bond i ardhshëm?

Kush mund të jetë pasuesi i Daniel Craig në rolin e James Bond? Nëse emrat e Tom Hardy, Idris Elba, Damian Lewis apo Tom Hiddleston janë hedhur në garë, askush nuk kishte folur deri tani për Gosling, Ryan Gosling.

Megjithatë, aktori ka brum për të qenë një spiun. Atij i shkon për mrekulli kostumi, i pëlqen femrave (në listën e tij gjejmë Sandra Bullock, Rachel McAdams dhe nënën e dy fëmijëve të tij, Eva Mendes) dhe ai e ka vërtetuar talentin e tij për të qenë një pilot në filmin “Drive” (pra nuk ka rreziqe që t’i besohet një Aston Martin).

Por, kjo ide vjen pasi aktori duket se ka provuar potencialin e tij prej 007 me gjakftohtësinë dhe humorin që kishte gjatë Oscars 2017.

Gjeni në galerinë e fotove gjithë pretendentët për 007.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF