KreuBordo Men

Anija kozmike e Apple zbret në prill!

Selia qendrore e re e Apple, ose anija kozmike, siç e quajnë, do të hapet në Prill madje do të ketë edhe disa zona të hapura ndaj publikut.

Punonjësit e parë kanë filluar të zhvendosen në kampusin prej 175 hektarësh, ndërkohë që punimet do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Do të nevojiten gjjashtë muaj për të zhvendosur 12 000 punonjësit nga selia aktuale dhe zyrat e tjera në Cupertino, Kalifroni, në kampusin e ri që zyrtarisht do të quhet “Apple Park”.

“Apple Park” është produkti i fundit i Steve Jobs, i cili vdiq në 5 tetor 2011, pas një beteje të gjatë me kancerin. Lideri vizionar i Apple e kishte imagjinuar selinë e re si një fener të inovacionit dhe një vend ku punonjësit e kompanisë të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të sjellë produkte revolucionare.

Zemra e selisë së re ka në zemër një unazë me rreze 260 mijë metër katror të mbuluar nga xhami. Jobs e krahasonte këtë godinë me një anije kozmike. Interesimi intensiv i Jobs për dizajnin me siguri që ka influencuar në arktiekturën e selisë së re.

Në kujtim të bashkëthemeluesit të Apple, kampusi i ri do të ketë një sallë me 1 000 vende të quajtur “Steve Jobs Theater”. Hyrja e godinës do të jetë gjashtë metra e lartë, me një cilindër prej xhami me diametër 50 metra dhe me një çati metalike me fibra karboni.

“Vizioni i Steve për Apple tejkalonte epokën e tij. Ai synonte që Apple Park të ishte shtëpia e inovacionit për gjeneratat që vijnë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Apple, Tim Cook.

“Vendi i punës dhe parqet janë dizenjuar që të frymëzojnë ekipin tonë si dhe të respektojnë mjedisin. Ne kemi ndërtuar një nga godinat më efiçente për energjinë në botë dhe kampusi do të punojë krejtësisht me energji të rinovueshme”, theksoi ai.

Një çati me instalime diellore që gjeneron 17 megavat energji do të jetë një nga më të mëdhatë në botë. Madje kjo godinë do të jjetë edhe ndërtesa me e madhe me ajrosje natyrale,  projektuar që të mos ketë nevojë për ngrohje apo ajër të kondicionuar për nëntë muaj të vitit.

Peisazhi do të përfshijë 9 000 pemë dhe 3,2 kilometra rrugë për punonjësit, si dhe një zonë me dru frutorë, një livadh dhe një liqen. Punonjësit mund të stërviten në një palestër rreth 9 300 metra katrorë ose të përdorin rrugënt në ambient të hapur për ecje ose vrap.

Pavarësisht sistemit të famshëm të ruajtjes së sekretit të Apple, publiku do të ketë mundëinë të vizitojë disa pjesë të kampusit, një bar dhe një qendër për vizitorët që ka një Apple Store.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF