KreuBordo Men

Fashion Week New York – Moncler Grenoble, për të apasionuarit e sporteve dimëror

Marka franko-italiane e xhupave prezanton Moncler Grenoble vetëm për dimrin në Manhattan. Kjo është linja e saj më teknike që i dedikohet skive dhe sporteve dimërore. Pra nuk bëhet fjalë për t’u joshur nga tendenca e podiumeve njujorkeze që tallen me stinët.

Me më shumë variacion se zakonisht, koleksioni prezantohet në  grupe stilistike, në një dekor që  kujton sikur je në alpe, të rrethuar nga dëbora dhe ngrica.

Një përzierje tradite dhe modernizmi, me copëra të thjeshta dhe pjesë teknike, me prerje normale dhe pajisje multifunksionale. Posht xhipave gjejmë bluza me ngjyra të ndezura si best-sellerat e parë  markës në vitet 1980 në Itali, për këtë herë janë me materiale më  lehta dhe rezistente ndaj sfidave.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF