KreuArt

100 vite BMW, 100 vite sfidë!

Një shekull jetë, 100 vite pasion. Në mars 1916 lind “Bayerische Motoren Werke” (fabrika bavareze e motorave), që fillimisht ishte e përqëndruar në prodhimin e motorave për avionë. Një vokacion që shfaqet edhe në logon e kompanisë, një helikë avioni në lëvizje ku sipër gjejmë akronimin BMW, në ngjyrat bavareze të bardhë, blu dhe flori, por e një modifikim të vogël ku florir është zëvendësuar me argjendin, që vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë marka dalluese e shtëpisë së Mynihut.

Nga data 15/03/1916 deri më ditët e sotme.

Skenari është ai i Luftës së Parë Botërore, konflikti i garanton firmës së sapo krijuar shuma të konsiderueshme për prodhimin e avionëve luftarakë. Por vetëm për pak vite. Pakti i Versajës 1919 i ndalon Republikës së Weimar, në të cilën ndodhet edhe Mbretëria e Bavarisë, prodhimin e avionëve.

Për të mbijetuar, BMW-ja detyrohet të ndryshojë aktivitetin e prodhimit duke iu kthyer industrisë motorike dhe asaj detare. Aventura në sektorin e katër rrotave fillon vetëm në vitin 1928, kur kompania bavareze blen impiantet e “Dixi di Eisenach”.

Në atë kohë, prodhohet në bashkëpunim modeli Austin Seven që merr emëritmin BMW 3/15. Ndërsa për modelin e parë krejtësisht të prodhuar nga kjo shtëpi, që është 3/20 PS, duhet pritur viti 1932. Pjesa tjetër është histori që dihet, që do ta gjeni të përshkruar në galerinë tonë të fotove me modelet që kanë bërë historinë e BMW.

Tags:

home art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF