Vetëm shqip në SHBA! Dua Lipa bën pite, teksa në sfond këndohet “Doli Goca n’Penxhere” nga Merita Halili - Celebrity
KreuCelebrity

Vetëm shqip në SHBA! Dua Lipa bën pite, teksa në sfond këndohet “Doli Goca n’Penxhere” nga Merita Halili

Vetëm shqip! Gatime tradicionale shqiptare, muzikë shqiptare artistë shqiptarë. Është hera e parë që një emision në SHBA shpalos kaq shumë traditat shqiptare.

Në emisionin “The United Show with Action Bronson” ndër më të shikuarit në SHBA, të Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, pra me origjinë shqiptare, ishte e ftuar këngëtarja Dua Lila.

Dua ka folur rreth traditave shqiptare, të cilat i ka mësuar nga prindërit, ndërkohë që bën pite me Action Bronson, e në disa raste flet edhe fjalë shqipe.

Por të gjitha këto nuk do dukeshin kaq bukur nëse në sfond nuk do të ishte kënga popullore shqiptare “Doli Goca n’Penxhere”të cilën e sollën në mënyrë mjeshtërore këngëtarja e madhe shqiptare, Merita Halilit dhe Raif Hysenit. Në emision nuk ka munguar argëtimi, ku të gjithë shijuan e kërcyen madje edhe vallen shqiptare nën ritmet e kësaj kënge.