Astrologja e njohur Meri, figurë televizive e njohur për 20 vjet për parashikimet astrologjike, ka dhënë për ekskluzivisht për Revistën Bordo një pasqyrë të plotë të vitit 2026 dhe mënyrën se si do të favorizohen shenjat e zodiakut. Ajo shpjegon se ky vit është çlirues, pasi në qershor Jupiteri kalon nga Gaforra në Luan, duke sjellë energji, optimizëm dhe mundësi të reja për të gjitha shenjat.
Intervista e plotë këtu:
Dashi: “Gjysmën e parë të vitit do jenë familjar, bizneset familjare, marrëdhëniet familjare dhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm aty. Pastaj gjysmën e dytë të vitit do jenë shumë erotikë. Domethënë të presin të realizojnë ëndrrat e tyre erotike, por mos të harrojmë që në shenjën e dashit futet dhe Neptuni në fund të janarit, futet edhe Satuni në mes të shkurtit. Kjo do të thotë që kemi dhe ëndrrën dhe idealin, por kemi dhe Saturnin… Dashët këtë do ta kenë për dy vite.”
Demi: “Do merren shumë me zgjerimin e rrethit të tyre intelektual në përditshmërinë e tyre ose kontaktin me njerëzit e afërm, vëllezër, motra, të afërm, komshi. Pra ai rrethi ka shumë rëndësi për këta… Pastaj do merren kryesisht me familjen. Ose do bëjnë ndonjë biznes familjar të fuqishëm, ose do blejnë një shtëpi ose do nisin një bashkëjetesë dhe kjo është shumë e mirë. Ose do bëjnë një fëmijë.”
Binjakët: “Do kenë një vit vërtetë shumë të ndryshëm nga shtatë vitet e fundit… Sepse futet në prill Urani në shenjën e tyre. Urani përpiqet t’i zhvillojë më shumë, t’i lartësojë ose t’i hapë sfera të reja komunikimi… Por asgjë s’do jetë e qëndrueshme. Binjakët do jenë gjithmonë në lëvizje. Gjysma e dytë e vitit me Jupiterin në Luan është shumë pozitive sepse të paktën u jep ëndërrave të tyre stabilitet.”
Gaforrja: “Janë me fat sepse gjysmën e parë të vitit e kanë Jupiterin në shenjën e tyre… Presim shumë gaforre ose të lartësohen, të martohen ose të rregullojnë jetën e tyre personale ose të ndahen dhe të humbin shumë aspekte qoftë në karrierën e tyre. Vetëm një gjë është e sigurt që gaforret e lindura në 10 ditëshin e parë do kenë një humbje ose disfatë në çështjet ekonomike.”
Luani: “Luanët i kemi pasur shumë të stresuar këto kohë, këto dy vitet e fundit… Tashmë ka ardhur koha të çlirohen nga gabimet e së kaluarës dhe çlirohen edhe ligjërisht, por mund të marrin edhe udhëtime përjashtë ose jeta e tyre një se është jashtë mund të marrin një stabilitet. Plus Jupiteri në shenjën e tyre tregon që i vjen dashuria, i vijnë mundësitë, i vijnë shanset.”
Virgjëresha: “E kanë vitin 2026 pak thikë me dy presa. Nuk e kanë të keq, por shumë planetë në shenja zjarri si Jupiteri në Luan që futen në shtëpinë e tyre të 12 i bëjnë të mendojnë të jenë skeptikë ose të duan të menaxhojnë mirë energjitë e tyre… Gjysma e parë do jetë e mirë sepse Jupiteri në Gaforre është mbështetës shumë i fuqishëm për virgjëreshët deri diku. Megjithatë çështjet ekonomike mund të kenë nevojë për mbrojtje ose arsyetim.”
Peshorja: “Favorizohen njëherë nga Urani që do futet në Binjak në prill… Mund të shfrytëzojnë për një punë të qëndrueshme afatgjatë ose bashkëpunime afatgjata që do kenë në punë ose për martesa… Jupiteri në Luan është shumë i favorshëm për Peshoret.”
Akrepi: “Qershori e tutje do marrin gjithë vëmendjen dhe publicitetin e nevojshëm, sepse Jupiteri në shtëpinë e 10 është si të themi e fut diellin në vendin më të dukshëm të shenjës së tyre… Kështu që gjithë ata të tjerët mund të kenë namin, por këta do bëjnë namin. Mund t’i shfrytëzojnë për punë me mediat, për bashkëpunime të rëndësishme, për martesa, për çfarë të duan ata.”
Shigjetari: “Favorizohen shumë nga Jupiteri në Luan. Do lozin shumë, do kënaqen, do bëhen si ata fëmijët që kanë 12 vjet që janë rritur… Loja që do fillojnë nga mesi i vitit do ketë një pasojë ose do ketë një përgjegjësi… Do shndërrojnë në talente dhe do ecin shumë përpara.”
Bricjapi: “Janarin e kanë shumë të mirë… Por kanë Jupiterin në opozitë. Deri në qershor duhet të kenë kujdes me kë bashkëpunojnë, me kë lidhen, kujt i besojnë… Çështjet familjare për dy vjet kanë një tendencë të errësohen pak ose të marrin një shtrëngim.”
Ujori: “Shumë gjëra do varen nga këta, qoftë një bashkëpunim, qoftë një martesë. Do jetë vit martesash dhe për Ujorët, vit përgjegjësish, vit bashkëpunimesh të mëdha… Do kemi edhe diskutime dhe ide fantastike që do dalin nga Ujorët që janë pak në pararojë sepse i parashikojnë dhe i parandijnë gjërat shumë se njerëzit e tjerë.”
Peshqit: “Janë të favorizuar gjysmën e parë të vitit se kanë Jupiterin në Gaforre dhe janë një nga shenjat më të favorizuara në dashuri deri në qershor… Saturni në Peshk është më i fortë sesa mundet delikatesa e një Peshku të pranojë… Në vijueshmëri, në aspektin ekonomik do keni fuqizim ekonomik.”
Shehu thekson se astrologjia e vitit 2026 ndihmon të gjithë shenjat të shfrytëzojnë mundësitë, të kapin avantazhet dhe të menaxhojnë pengesat në dashuri, karrierë dhe zhvillim personal.
Horoskopi e diel 11 janar 2026
Horoskopi, e shtunë 10 Janar 2026
Horoskopi e Mërkurë 7 Janar 2026
Horoskopi – Janar 2026 nga Bordo!
Horoskopi e Hënë 5 janar 2026
