KreuHoroskop

Horoskopi – Janar 2026 nga Bordo!

DASHI 

Më në fund do të jeni super optimist me përfundimin e vitit dhe fillimin e atij të ri, pasi turbulencat e Mërkurit retrograd që keni kaluar kanë shkaktuar shumë kaos në jetën tuaj. Përgatituni të zbritni në tokë dhe të bëni planet që kishit prej kohësh. Mos harroni, edhe pse shumë projekte do të ecin mirë gjatë vitit 2026, duhet të merrni masa paraprake për çdo të papritur në aspektin emocional. 

DEMI 

Krijoni një strategji për fillimin e vitit dhe punoni më fort në marrëdhëniet tuaja me veten. Egoizmi që shënjon çdo dem kërkon që të lidheni fort me veten, ndaj mos ia lini barrën të tjerëve, kur ato duhet t’i mbani ju. Kjo është koha të shfrytëzoni fuqinë diellore, një mundësi e mirë për të rishpikur veten. Po vijnë shanse të mira dhe fitimprurëse në punë, biznes, ose në çfarëdo nisme do të ndërmerrni. 

BINJAKËT 

Është koha për të transformuar rutinën tuaj. Ju duhet vetëm pak imagjinatë dhe të planifikoni atë që doni për të arritur atë që doni. Analizoni biznesin dhe partneritetet tuaja me një sy mikroskopik, për të kuptuar pse diçka nuk po shkon si duhet. Në lidhje me dashurinë, duhet të guxoni më shumë të shfaqni ndjenjat tuaja nëse doni që ky vit t’ju gjejë në çift. Financat dhe shëndeti, të qëndrueshme. 

GAFORRJA 

Një gjë është e sigurt këtë vit ju keni hyrë në një fazë mjaft pozitive të jetës ku do t’i jepni drejtim gjithçkaje, por edhe do të merrni meritat e asaj që keni pritur prej kohësh, ndaj shijojeni. Ky muaj parashikon një takim të mrekullueshëm me miqtë më të ngushtë, sepse është koha për të festuar jetën. Bëni kujdes në gjithçka që ka lidhje me shëndetin fizik, si dhe atë psiko-emocional. 

LUANI 

Ju keni një nevojë urgjente për të rregulluar folenë tuaj, kjo në lidhje me shtëpinë tuaj. Lëreni energjinë të rrjedhë dhe përdoreni gjithçka për të rimodeluar jetën tuaj familjare, e cila ka qenë në një kaos të vërtetë. Nëse keni një partner, do të hyni në një konflikt ku mund të negocioni. Nuk është ide e mirë të bëheni më të ndjeshëm, sidomos ndaj emocioneve të zemrës. 

VIRGJËRESHA 

Nuk keni kohë të mjaftueshme për të parë të gjithë ata që dëshironi. Edhe pse jeni përfshirë në shumë punë apo biznese, asgjë nuk është e pamundur nëse llogaritni kohën. Filloni duke i dhënë përparësi kohës së lirë dhe pastaj organizohuni. Mos u frustroni nëse nuk arrini gjithçka që dëshironi; kaq shumë intensitet nuk është i mirë. Mendoni më me kujdes listën e vendimeve. 

PESHORJA 

Siguria dhe stabiliteti janë ato që ju nevojiten urgjentisht! Përdoreni këtë muaj për të forcuar lidhjet, për të ripërcaktuar projektet dhe planet tuaja, veçanërisht ato profile profesionale që mund të shërbejnë si aleanca strategjike për t'ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja. Edhe pse mbyllët vitin të rrethuar nga ata që ju duan, mos harroni që gjithnjë keni nevojë për dritën dhe dashurinë e tyre. 

AKREPI 

Arti është një nga ato gjëra që keni harruar. Një ekspozitë, një film apo një shfaqje teatri do të ushqejë më shumë anën tuaj krijuese dhe të ndjeshme të vetes. Do të rrethoheni nga momente arritjesh të cilat janë një 

shpërblim për gjithë mundin tuaj, por kjo nuk do të thotë që duhet të harroni fokusin që keni. Jeta sentimentale do të ketë ulje-ngritje, ndërsa financat rrezikojnë stabilitetin. 

SHIGJETARI 

Edhe pse festat mbaruan, mos i fshini dhuratat që ju bënë njerëzit e dashur. Kjo do të thotë që mesazhi që ata ju kanë dhënë është të mos harroni miqtë. Pritni të finalizoni detyra të pezulluara apo ëndrrat që kishit në sirtar prej kohësh. Meditoni dhe provoni shërimin e brendshëm në vend që të bindni veten se ju jeni në paqe me çdo. Jeta sentimentale do të jetë e plogësht. 

BRICJAPI 

Festoni ditëlindjen tuaj në një mënyrë madhështore. Ia vlen të rilidheni me miqtë, familjen dhe madje edhe me ata që nuk i keni parë prej kohësh. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të kaluar një periudhë të mbushur me njerëz, sepse keni nevojë, pas një periudhë të mbushur me energji negative. Romanca ka të bëjë me rilidhjen, por edhe rritjen e raportit tuaj intim. Provoje, mos ki frikë! 

UJORI 

Edhe pse po e shtyni veten në limit, duhet të përfundoni atë që keni nisur. Mos bini në pështjellim dhe delir, në vend që të kuptoni se cili është limiti – ju keni ende për të dhënë derisa të arrini të gjitha qëllimet. Projektet romantike do të fillojnë të rreshtohen në kalendarin tuaj; mirëpritini ato krahëhapur dhe shijojini. Është koha të merreni seriozisht me rutinën e fitnesit, të paktën dy herë në javë. 

PESHQIT 

Udhëtoni në këtë periudhë të vitit sepse keni nevojë për një ndryshim të peizazhit të rutinës suaj, që do t'ju relaksojë dhe t’ju japë ide të reja. Mbajeni mendjen e hapur për të evoluar. Çështjet profesionale do të kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale, por nuk duhet të mbingarkoni veten. Organizohuni, që të dilni fitimtarë. Fokusohuni në atë që është e rëndësishme: Një qëllim dhe vetëm një.