Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka ndarë parashikimin e saj për javën e fundit të janarit, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga më të ndjeshmet e muajit. Sipas saj, ditët në vijim sjellin sfida, tensione emocionale dhe vendime që mund të kenë ndikim afatgjatë në jetën personale dhe profesionale të shumë njerëzve.
Kalogeri thekson se kjo javë kërkon qetësi, durim dhe vetëkontroll, pasi emocionet e forta, ndjenjat e xhelozisë apo qëndrimet fanatike mund të përshkallëzojnë situata të paparashikuara. Megjithatë, përtej vështirësive, yjet krijojnë edhe hapësira të reja për zhvillim, veçanërisht në komunikim, në jetën sociale dhe në rikthimin e kontakteve apo takimeve nga e kaluara.
Astrologia nënvizon se është një javë vendimtare, ku mënyra se si menaxhohen reagimet dhe zgjedhjet personale do të luajë rol kyç në rrjedhën e ngjarjeve, duke e bërë këtë periudhë një test të vërtetë për maturinë dhe strategjinë e secilit.
“Jemi në një periudhë që ka filluar që në fillim të janarit dhe do të vazhdojë deri në mars, që do të na duket e gjatë e pafund, me vështirësi dhe sfida. Kjo mund të na shqetësojë pak, do të na duket sikur po na zgjidhen gjërat. Duhet të bëjmë durim. Kjo javë është pak më e ngarkuar se sa herët e tjera, jo se periudha që kaluam ishte e lehtë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nesër dhe pasnesër, pasi janë dy ditë të vështira ku duhet të kemi shumë vetë kontroll.
Duhet të evitojmë fanatizmin dhe xhelozinë, pasi mund të kalojmë kufijtë dhe tensionet të jenë fatale dhe të paparashikueshme. Ndërkohë është një javë shumë e ngarkuar në përgjithësi për të arritur ato qëllimet dhe synimet tona. Pra nëse ne këtë do e bëjmë punë me strategji me qetësi dhe thellësi do të arrijmë më tepër suksese. Një pjesë e vendimeve të kësaj jave do të përcaktojë për disa zhvillimet e mëtejshme. Duhet të përfitojmë njëkohësisht nga kjo periudhë, pasi komunikimi dhe jeta jonë sociale do të jetë shumë aktive.
Do të kemi njerëz që do të na ndihmojë në realizimin e ndryshimeve apo të planeve. Mund të takojmë njerëz nga e kaluara dhe mund të përfitojmë nga data 28-29-30. Është një javë që ka shanse, ka antiteza dhe është në dorën tonë që të kontrollojmë reagimet dhe veprimet tona”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.
Dashi
Fokusi është te jeta sociale dhe realizimi i qëllimeve. Takime nga e kaluara sjellin përfitime. Kujdes nga tejkalimi i kufijve dhe nga iluzionet, pasi Neptuni kalon në shenjën tuaj më 26 janar. Diskrecioni në jetën personale është kyç.
Demi
Ndryshime të rëndësishme në jetën personale dhe profesionale. Shmangni konfliktet me eprorët dhe veproni me takt. Dita e lindjes ndikon shumë: fillimi i shenjës përballet me ndryshime të imponuara, mesi ka shanse financiare.
Binjakët
Një nga shenjat më të favorizuara. Ndryshimet, edhe pse jo gjithmonë të këndshme në fillim, hapin rrugë pozitive për të ardhmen. Kujdes në çështjet ligjore dhe planifikim i mirë i projekteve.
Gaforrja
Vëmendje e shtuar te financat që lidhen me të tjerët. Shmangni mendimet negative dhe konfliktet financiare. Kontratat dhe kreditë kërkojnë analizë të thellë. Jeta personale duhet mbajtur larg ekspozimit.
Luani
Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet janë në provë. Për disa, kjo javë sjell mbylljen e një kapitulli, ndarje reale ose simbolike. Mesi i shenjës përfiton nga biseda të rëndësishme profesionale.
Virgjëresha
Puna, rutina dhe shëndeti janë në fokus. Kujdes nga lodhja e tepërt. Qartësi në marrëdhënie dhe bashkëpunime pas një periudhe konfuzioni. Marrëveshjet financiare janë të favorizuara.
Peshorja
Ndryshime në jetën emocionale, projekte kreative dhe çështje që lidhen me fëmijët. Takime të rëndësishme dhe rikthime nga e kaluara. Shmangni xhelozinë dhe fanatizmin në pjesën e parë të javës.
Akrepi
Një nga shenjat më të ndikuara. Çështje familjare, shtëpie apo vendbanimi kërkojnë qetësi dhe strategji. Ruajtja e gjakftohtësisë sjell përfitime në çdo drejtim.
Shigjetari
Javë shumë aktive me takime dhe lëvizje të shumta. Favorizohen bashkëpunimet dhe puna, por kërkohet analizë e thellë e çdo oferte. Pjesa e dytë e javës sjell zhvillime pozitive.
Bricjapi
Fokusi është te financat dhe investimet. Vendimet e kësaj jave ndikojnë drejtpërdrejt të ardhmen. Kujdes në çështjet e pronës dhe shtëpisë, sidomos për të lindurit në ditët e para të shenjës.
Ujori
Një periudhë vendimtare, sidomos për ata që festojnë ditëlindjen. Viti sjell transformime të mëdha. Kujdes nga ekspozimi në rrezik dhe mbrojtje e marrëdhënieve.
Peshqit
Tërheqje, reflektim dhe fokus në jetën intime. Rishikoni synimet dhe kujdesuni për shëndetin. Takime emocionale interesante janë të pranishme gjatë gjithë javës.
