KreuHoroskop

"Fejesë dhe ngjarje të rëndësishme", shenjat më me fat për javën sipas Meri Shehut!

"Fejesë dhe ngjarje të rëndësishme", shenjat

Astrologia Meri Shehu ka ndarë parashikimin javor për të gjitha shenjat e horoskopit, duke zbuluar se kjo javë dominohet nga energjia e Ujorit, i udhëhequr nga planeti Urani. Me pesë planetë të pozicionuar në këtë shenjë, pritet ardhja e zhvillimeve të mëdha dhe ndryshimeve të forta. Një nga ngjarjet më të rëndësishme astrologjike është futja e Neptunit në shenjën e Dashit, e cila do të ndikojë pozitivisht shenjat e zjarrit, por do të krijojë përplasje dhe iluzione për Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët. Sipas Meri Shehut, këto shenja, përveç Dashit, do të përballen me konfuzion dhe perceptime jo gjithmonë reale.

Parashikimi për secilën shenjë:

Dashi – 4 yje

Një javë me sfida ekonomike që gradualisht fillojnë të zgjidhen. Futja e Neptunit në shenjën e Dashit sjell idealizëm, frymëzim, art, kulturë dhe dëshira të mëdha. Fillon një fazë e re shpirtërore dhe filozofike.

Demi – nje yll

Një nga shenjat më të tensionuara të javës. Planetët në Ujor krijojnë presion të fortë në karrierë dhe marrëdhënie profesionale. Data 28 sjell përplasje dhe konflikte, ndërsa data 29 ofron një zgjidhje përmes komunikimit dhe marrëveshjeve, sidomos në çështje personale dhe financiare.

Binjakët –3 yje
Neptuni në Dash u sjell frymëzim dhe një komunikim më kreativ. Megjithatë, ditët e para të javës sjellin vështirësi në punë për shkak të ndikimit të Hënës në Dem. Kujdes me lodhjen mendore.

Gaforrja – 3 yje
Një javë me iluzione dhe pseudo-realitet. Mund të krijohet një ndjenjë ngritjeje në karrierë, famë apo emër, por rreziku i vetë-mashtrimit ose mashtrimit nga të tjerët është i pranishëm.

Luani –3 yje
Veçanërisht të lindurit në 10-ditëshin e parë do përballen me një zhgënjim të fortë. Marsi dhe Plutoni përballë shenjës së tyre mund të sjellin tradhti ose zbardhje të së vërtetës në marrëdhënie.

Virgjëresha – 2 yje
Pasiguri dhe lëkundje emocionale. Neptuni në Dash sjell përfitime financiare, por paralajmëron se fitimet materiale mund të vijnë në kurriz të dashurisë.

Peshorja – 5 yje
Një javë shumë pozitive për jetën sentimentale. Fejesa, martesa ose idealizimi i partnerit janë shumë të mundshme. Planetët në Ujor favorizojnë dashurinë dhe vendime të mëdha personale.

Akrepi – nje yll
Një javë e vështirë, sidomos në marrëdhëniet familjare dhe bizneset e përbashkëta. Data 28 kërkon kujdes maksimal, ndërsa data 29 sjell mundësi kompromisi dhe përfitime financiare.

Shigjetari – 4 yje
Neptuni në Dash sjell një periudhë të gjatë fati, erotizmi dhe energjie pozitive që mund të zgjasë për vite. Megjithatë, në punë pritet një ndryshim jo shumë i favorshëm këtë javë.

Bricjapi – 2 yje
Ndryshime që tronditin rregullat dhe strukturat tradicionale. Javë me kundërshtime ligjore dhe tensione financiare në prapaskenë. Vështirësi në pranimin e realitetit të ri.

Ujori – 5 yje
Shenja më me fat e javës. Pesë planetë në shenjën e tyre sjellin lumturi, realizime dhe energji pozitive. Kujdes vetëm me shpenzimet e tepërta.

Peshqit – 2 yje
Dalja e Neptunit nga shenja e tyre mbyll një cikël të gjatë emocional. Fillon një fazë e re ekonomike, por java sjell prapaskena, kundërshtarë dhe projekte të fshehta që hasin pengesa.