KreuHoroskop

Horoskopi e Premte 22 Maj 2026

Horoskopi e Premte 22 Maj 2026

Dashi
Dëgjojini këshillat e Saturnit sot ju që jeni në një lidhje. Të qenit me statusin tuaj është fat, prandaj duhet të bëni pak durim për të krijuar një ambient sa më të lumtur dhe për të përjetuar emocione të forta. Beqarët nuk do të ndihen më të vetmuar, sepse një person do t’ju qëndrojë gjatë gjithë kohës pranë. Shikojeni edhe me një sy tjetër atë. Financat do të jenë përgjithësisht të mira.

Demi
Më në fund do të afroheni me partnerin tuaj sot dhe çdo çast do të jetë më i bukur. Do të shkëmbeni çdo ide dhe mendim. Beqarët, nën ndikimin e madh të Marsit, do të mund të marrin në dorë frenat e jetës së tyre dhe të bëjnë atë që do të ndiejnë. Nëse buxhetin e menaxhoni me përkujdesje dhe maturi, gjithçka do të shkojë më së miri. Nëse bëni çmenduri dhe kryeni shpenzime të pamenduara, do të keni probleme.

Binjakët
Do të jeni shumë të qartë sot ju të dashuruarit për atë që doni të bëni në jetën sentimentale dhe do të kaloni momente mjaft të bukura me partnerin. Mbrëmja do të jetë fantastike. Beqarët nuk duhet të hezitojnë t’i shprehin ndjenjat dhe të fillojnë një lidhje me personin që kanë kohë që e pëlqejnë. Financat do të jenë gjatë gjithë kohës të mbrojtura. Do të jeni më të qetë kur të shpenzoni.

Gaforrja
Mbyllini sytë sot dhe bëni atë që do t’ju thotë zemra. Partneri do të bëjë të njëjtën gjë dhe do të dashuroheni pa dorashka. Në disa momente nuk do të mungojnë as surprizat për njëri-tjetrin. Beqarët do të tërheqin shumë persona pas vetes dhe do të kenë mundësinë e zgjedhjes së personit të duhur. Gjendja e financave do të varet tërësisht prej sjelljes suaj. Kujdes!

Luani
Plutoni do të jetë planeti që do të merret gjatë gjithë kohës sot me çështjet e zemrës. Do t’i shihni gjërat me pozitivizëm dhe do të merrni disa vendime të domosdoshme. Beqarët do të fillojnë lidhje serioze më parë nga sa mund ta kishin menduar. Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe për ta. Financat nuk do të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, prandaj mirë do të ishte të mos nxitoheni me shpenzimet.

Virgjëresha
Do t’i kaloni shpejt të gjitha vështirësitë që ju kishin dalë në jetën sentimentale dhe do të jeni shumë herë më të qetë. Ja që me durim dhe këmbëngulje arrihet gjithçka. Beqarët do të kalojnë momente të paharrueshme me persona të cilët kanë kohë që i njohin. Nuk do të bëhet fjalë vetëm për lidhje kalimtare. Financat do të jenë tejet delikate. Tregohuni të arsyeshëm sepse përndryshe do të keni vështirësi.

Peshorja
Çiftet që preferojnë qetësinë do të jenë me fat gjatë kësaj dite. Asnjë planet nuk do ta turbullojë atmosferën dhe do të ndiheni mjaft mirë. Beqarët do të afrohen më shumë se kurrë me një person që pëlqejnë dhe në mbrëmje mund t’i shprehin hapur ndjenjat. Gjendja e financave do të lërë shumë për të dëshiruar. Nuk do të keni para për të kryer shpenzimet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do t’ju kërkohet të paguani huatë.

Akrepi
Dita e sotme do të jetë tejet e tensionuar për ata që janë në një lidhje. Nuk do të arrini dot të diskutoni në qetësi dhe për çdo gjë do ta ngrini zërin. Kujdes! Beqarët më në fund do ta gjejnë personin që kanë ëndërruar dhe do të fillojnë me ta lidhje të sinqerta. Në planin financiar, Plutoni do t’ju ndihmojë të dilni nga situata delikate dhe ta stabilizoni gjendjen e të ardhurave.

Shigjetari
Partneri do t’ju lëndojë gjatë kësaj dite me disa fjalë që do t’ju thotë. Nuk do të ndiheni aspak mirë dhe mund të bini në melankoli. Beqarët nuk do të jenë ende të përgatitur për të ndryshuar status dhe nuk do të përfitojnë nga mundësitë që do t’ju jepen. Në planin financiar do të arrini t’i zgjidhni disa probleme dhe do të ndiheni më të qetë. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Bricjapi
Sot do të bashkëpunoni gjatë gjithë kohës me atë që keni në krah dhe me kujdes do të arrini t’i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarët jo vetëm do të realizojnë takime, por do të mund të fillojnë edhe lidhje serioze, ashtu si nuk e kishin menduar më parë. Në planin financiar do të jeni me më shumë fat se më parë. Gjendja fatmirësisht do të jetë tejet e qëndrueshme.

Ujori
Ditë negative dhe e mbushur me probleme kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do t’ju ecë si duhet dhe do të mërziteni mjaft në disa momente. Beqarët do të pëlqejnë tej mase një person, por nuk do t’i kenë mundësitë që t’ia shprehin ndjenjat. Të ardhurat do të fillojnë të përmirësohen dalëngadalë. Mos kërkoni të pasuroheni shpejt sepse kjo gjë nuk do të jetë e mundur.

Peshqit
Nuk do të jeni aspak tolerantë sot ndaj partnerit tuaj dhe mund të debatoni shpesh me të. Asgjë nuk ka për të ecur siç e kishit ëndërruar. Beqarët do të jenë më kërkues dhe nuk do të mund ta gjejnë dot personin që t’iu përshtatet në çdo pikë. Në planin financiar do të jeni më të qartë për ato që duhet të bëni dhe do ta ndryshoni shumë shpejt situatën. Nuk do të keni për çfarë të qaheni.