Demi
Është sezoni juaj, Dem! Dielli hyn në shenjën tuaj këtë muaj, duke ju kthyer në qendër të vëmendjes dhe ndoshta duke marrë dhurata të mrekullueshme, veçanërisht ndërsa Venusi hyn te Binjakët. Jo patjetër këto dhurata do të jenë vetëm materiale, por informacione të vlefshme, fjalë mbështetjeje dhe adhurim që do të vijnë drejt jush.
Dashi
Që në fillim të muajit do të keni shumë begati, por kjo nuk do të thotë se duhet të rrini në zonën tuaj të rehatisë, pasi duhet edhe të tregoni aftësitë tuaja. Afërdita duke hyrë te Binjakët, mund të sjellë mesazhe filtruese, ndaj mos i refuzoni. Përpiquni të mos i lini të gjitha fjalët e ëmbla të të bien në kokë, por ama shmangni edhe veprimet egoiste.
Binjakët
Muaji maj nxit anën tuaj krijuese duke shpalosur ide të reja, të cilat do të kthehen në të ardhmen në projekte fitimprurëse, por sfida e momentit qëndron tek organizimi dhe përcaktimi i përparësive. Për fat, si Binjak ju jeni të mirë në kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht, ndaj përshtatuni sipas rrethanave. Flini pak dhe punoni pak më shumë që të jeni produktivë.
Gaforrja
Çliro anën e ngrohtë që ke brenda teje dhe bëhuni më socialë. Dielli hyn në shenjën e Demit, ndaj ke nevojë këtë muaj të jesh real, pasi disa miq të ngushtë do të testojnë besnikërinë në miqësinë tuaj! Hyrja e Venusit te Binjakët ka gjasë të ndikojë në thellimin e lidhjeve shpirtërore, eksploroni lidhjet intuitive, mos u mjaftoni te kënaqësia me fantazi të fshehta!
Luani
Nëse deri tani ju kanë kritikuar se po mburreni më shumë sesa duhet, ka ardhur koha të tregoni shkëlqimin tuaj në një tjetër nivel. Kjo anë do të bëjë që të shfaqni dukshëm autoritetin në marrëdhëniet e punës, por edhe vendosmërinë te nismat e reja. Venusi do të sjellë shumë energji dhe momente argëtuese në jetën tuaj shoqërore, ndaj mos u rezervoni!
Virgjëresha
Edhe pse astrologët pëlqejnë ta portretizojnë Virgjëreshën si një person strikt dhe që ka çdo gjë nën kontroll, kjo është vetëm gjysma e së vërtetës, sepse Dielli këtë muaj do të shfaqë shpirtin tuaj aventuresk. Bëhuni gati për udhëtime pa e kthyer kokën pas, sepse lajme të mira pritet të vijnë për karrierën tuaj. Venusi te Binjakët ju bën të ndiheni të plotë si një çift i fuqishëm.
Peshorja
Edhe pse dalloni si shenjë e ekuilibruar ndaj dhënies dhe marrjes së drejtë, këto kufij nuk duhet të jenë kaq të fortë kur flitet për marrëdhëniet intime. Venusi mund t'ju risjellë një dashuri të humbur, ndaj mos u tregoni shumë të ekuilibruar, por pranojeni ashtu siç po ju vjen. Lëreni peshoren të anojë nga krahu i asaj/atij, pasi do të përfitoni më shumë në sferën e ndjenjave.
Akrepi
Një fillim i ri mund të ndodhë këtë muaj në marrëdhëniet personale. Ndoshta do të takoni një person që do të hyjë papritur në jetën tuaj, ndaj tregoni përulësi dhe mos u tregoni krenar. Këtë periudhë keni nevojë për thellësinë emocionale që keni kërkuar nga raportet tuaja të mëparshme dhe do të gjendet më në fund. Mos u tregoni detajistë, por të butë!
Shigjetari
Një rutinë e re paqësore dhe qetë do të fillojë këtë muaj për shenjën e Shigjetarit, por mos u mërzitni, pasi vetëm nëse qëndroni të vendosur në kufijtë tuaj dhe të duruar, do të shpërbleheni. Projekte të reja do të fillojnë dhe njerëz të veçantë pritet që të zgjojnë pasionin dhe kënaqësitë, kjo falë Afërditës, e cila hyn në shenjën e Binjakëve.
Bricjapi
Kafsha juaj e brendshme e festave më në fund do të çlirohet këtë muaj pas plogështisë së dimrit. Planifikoni me detaje një agjendë ku do të merrni pjesë që të mos humbni asgjë. Përsa i takon anës profesionale pritet të jetë një periudhë tejet krijuese, e cila do të shpërblehet. Në jetën dashurore lëreni të rrjedhë gjithçka në mënyrë natyrale.
Ujori
Një re e zezë do të kalojë në shenjën tuaj këtë muaj duke ju prishur shumë nga planet e argëtimit, por edhe projektet profesionale. Jeni konfuzë, ndaj merrni pak kohë për të pushuar, pasi veprimet e nxituara do t’ju kushtojnë shumë në të ardhmen. Kushtojini kohë pasioneve tuaja si kopshtaria apo meditimi, pasi duhet të fitoni energjinë që do t’ju duhet.
Peshqit
Nëse keqkuptimet e deritanishme ju kanë bërë konfuzë, zgjidhja e vetme është komunikimi. Edhe pse mund të jetë një sektor i ndërlikuar për Peshqit, për shkak se Dielli hyn te Demi këtë muaj, keni nevojë për më shumë energji. Venusi ju nxit të zgjidhni atmosferën komode të shtëpisë në vend të argëtimit. Ka kohë për të gjitha, edhe për ju.
Horoskopi e enjte 14 Maj 2026
Horoskopi e Mërkurë 13 Maj 2026
Horoskopi e Martë 12 Maj 2026
Horoskopi e hënë 11 maj 2026
Horoskopi e diel, 10 maj 2026
Horoskopi e Shtunë 9 Maj 2026
Horoskopi e Premte 8 Maj 2026
Horoskopi e enjte 7 maj 2026
Horoskopi e Mërkurë 6 Maj 2026
Horoskopi e Martë 5 Maj 2026
Horoskopi e hënë 4 maj 2026
Horoskopi ditor, e diel 3 maj 2026
Horoskopi e shtunë 2 maj 2026
Horoskopi e premte 1 maj 2026
Horoskopi e enjte 30 prill 2026
Horoskopi e Mërkurë 29 Prill 2026
Horoskopi e hënë 27 prill 2026
