Peshqit
Ky do të jetë muaji dhe koha më e shkëlqyer e vitit. Një periudhë e cila kombinon suksesin në karrierë, raporte të mira personale dhe shumë dashuri. Venusi viziton zonën tuaj të financave për disa javë dhe duke filluar nga data 6, ju mund të investoni me siguri, qoftë në biznes, por edhe për të rifreskuar pamjen tuaj. Aventurat romantike janë të mundshme, po ashtu edhe udhëtimet afatshkurtra.
Dashi
Është më mirë ta filloni këtë muaj me qetësi. Prania e disa planetëve në shenjën tuaj sugjerojnë kujdes. Eklipsi Hënor hedh dritë mbi një ndryshim të mundshëm pune, ndërsa teksa Venusi hyn në shenjën tuaj ju dhuron sharm dhe një pamje joshëse. Thuajuni po aventurave të reja dhe përfshihuni në momente argëtuese. Paratë do të rriten, ndërsa shëndeti do të jetë i qëndrueshëm.
Demi
Jeta juaj shoqërore do të jetë aktive që në fillim të Marsit, ndaj përfshihuni totalisht duke investuar në karrierën tuaj pasi pritshmëritë tuaja do të shpërblehen. Venusi në Dash rrit mundësinë e një romance të re, por mos u bëni ëndërrimtarë, pasi edhe për emocionet dashurore duhet të sakrifikoni. Dilni nga zona juaj e vetanalizës dhe lëreni veten në marrjen e vendimeve të befasishme.
Binjakët
Një gjendje e plogësht vjen te ju për shkak se planeti juaj sundues Mërkuri do të jetë retrogradë. Karriera juaj është në ngritje dhe pritet që disa projekte të reja do t’ju sigurojnë suksesin. Por, mos harroni që një ngjitje e shpejtë në majë mund të jetë edhe fatale. Muaji mbyllet me praninë e Venusit që qëndron në zonën tuaj të introspeksionit, ideale për tërheqje private dhe romanca.
Gaforrja
Një muaj i mrekullueshëm për udhëtime, ose pushime të cilat do të mbushin më pas gjithë energji jetën tuaj. Shanset për të humbur qetësinë tuaj do të shumëfishohen, ndaj praktikoni durimin nëse doni të ruani qetësinë. Reputacioni juaj në karrierë do të marrë shkëlqim falë Afërditës e cila hyn në shenjën tuaj, ndaj shfrytëzojeni atë. Për beqarët, koha ideale për njohje të reja.
Luani
Nëse shpenzimet tuaja kanë qenë jashtë kontrollit, mund të shihni se ku duhet t'i ulni ato, ndaj merrni një qasje më kritike ndaj harxhimeve të tepërta. Planifikoni udhëtime romantike sepse Afërdita po lundron në shenjën tuaj dhe kjo është një kohë ideale për një muaj mjalti të dytë. Mërkuri në retrograde ju favorizon në karrierën tuaj, por mos e teproni me autoritetin tuaj.
Virgjëresha
Marsi ju ndihmon të përcaktoni kufijtë tuaj më mirë. Romanca do të bëhet edhe më intensive kur Venusi rrotullohet në sektorin e intimitetit tuaj, duke favorizuar një lidhje më të thellë me partnerin tuaj. Çështjet financiare dhe ligjore do të përmirësohen, ndaj mos u frikësoni në do t’ju duhen të tepërta shpenzimet për një pushim pranveror, pasi do t'ju ngrejë moralin!
Peshorja
Energjia juaj do të rritet, duke ju dhënë fuqinë për të lëvizur drejt qëllimeve tuaja më të larta. Bashkimi Saturn-Pluton siguron ngritjen tuaj dhe të qëndrueshme të suksesit. Perspektivat tuaja për dashuri vazhdojnë të lulëzojnë dhe me shumë mundësi prania e Afërditës do të intensifikojë lidhjet e reja, të cilat shumë shpejt do të bëhen serioze dhe të rëndësishme për ju.
Akrepi
Ky muaj fillon në modalitetin e romancës, sepse Venusi ju premton momente emocionuese, pasi një periudhe të errët në jetën tuaj. Është më mirë të praktikoni përmbajtjen dhe të mos i kaloni situatat në drama pa vlerë.
Puna në grup do t’ju çojë drejt suksesit, por mos harroni harmonia në raport me kolegët duhet të jetë thelbësore për të ardhmen.
Shigjetari
Shtëpia është vendi ku është zemra juaj këtë muaj. Mërkuri në retrogradë ju nxit të bëni investime që lidhen me dekorin, ose kopshtarinë, ndaj fokusohuni aty pasi ka gjasa që kjo periudhë t’ju ndihmojë të zbuloni më shumë rreth vetes. Kjo mund të shënojë momentin kur do të kapërceni pengesat dhe të ngriheni në një nivel tjetër. Dashuria ju thërret plot pasion dhe fjalë të ëmbla.
Bricjapi
Keni shumë ide dhe ambicie intelektuale këtë muaj në zonën tuaj kreative, ndaj me ndikimin e Marsit shtoni fuqinë dhe përqendrohuni të realizoni gjithçka keni dëshiruar. Përqendrohuni në sektorin imobilar, pasi investimet tuaja do të kthehen shumëfish. Papritmas, një vendim në sferën e ndjenjave do t’ju turbullojë, por mos u frikësoni, do të kthehet në hapin e madh të jetës!
Ujori
Mërkuri retrogradë në zonën tuaj financiare paralajmëron shpenzime të papritura, ndaj do t'ju duhet të monitoroni me kujdes portofolin tuaj deri në datën 20. Romanca të reja do të shfaqen dhe pritet të ndezin pasionin për beqarët, ndaj përpiquni të ngulni këmbët fort nëse po kërkoni një lidhje afatgjatë. Nëse keni një raport, forcojeni atë me praninë tuaj në folenë tuaj.
Horoskopi e mërkurë 4 Mars 2026
Horoskopi e martë 3 Mars 2026
Horoskopi ditor, e diel 1 mars 2026
Horoskopi e shtunë 28 Shkurt 2026
Horoskopi e premte 27 Shkurt 2026
Horoskopi e enjte 26 Shkurt 2026
Horoskopi e mërkurë 25 Shkurt 2026
Horoskopi e martë 24 Shkurt 2026
Horoskopi e hënë 23 shkurt 2026
Horoskopi e shtunë 21 Shkurt 2026
Horoskopi e premte 20 Shkurt 2026
Horoskopi e enjte 19 Shkurt 2026
Horoskopi e mërkurë 18 Shkurt 2026
Horoskopi e martë 17 Shkurt 2026
Horoskopi e hënë 16 shkurt 2026
