Java e fundit e shkurtit pritet të jetë e mbushur me zhvillime të forta dhe situata të papritura për shumë shenja të zodiakut. Sipas astrologes Meri Shehu, kjo periudhë do të sjellë rikthimin e çështjeve të vjetra në plan të parë, si dhe sfida të reja në ekonomi dhe marrëdhënie.
E ftuar në programin Rudina në Tv Klan, ajo shpjegoi se ndikimi kryesor lidhet me lëvizjen e Mërkurit në prapavijë më 26 shkurt. Ky fenomen, i kombinuar me praninë e Afërditës në shenjën e Peshqve, pritet të rikthejë persona, situata apo vendime të së kaluarës që kërkojnë rishikim.
Një moment veçanërisht i ndjeshëm parashikohet të jetë data 27 shkurt, kur konfigurimet planetare mund të rrisin tensionin, nervozizmin dhe keqkuptimet. Megjithatë, fillimi i javës sjell edhe ndikime më të buta, falë harmonisë mes Jupiterit dhe Afërditës, duke hapur rrugën për lajme pozitive për disa shenja.
Parashikimet tregojnë kontraste të forta: Binjakët, Virgjëresha dhe Shigjetari do të përballen me një javë më sfiduese, ndërsa Peshqit konsiderohen ndër më me fat, me energji mbështetëse në disa fusha të jetës.
Në tërësi, astrologia këshillon kujdes maksimal në vendimmarrje, veçanërisht për kontrata, investime apo hapa të rëndësishëm, pasi kjo periudhë favorizon reflektimin më shumë sesa veprimin e nxituar.
“Kemi një javë shumë interesante dhe për të gjithë ata që janë fansa të Mërkurit, kthehet i kundërt në datën 26, por takohet edhe me Afërditën në shenjën e Peshqve të dy. Disa gjëra që kanë të bëjmë me jetën erotike, por edhe ekonomike të njerëzve do të kthehen përsëri, për t’u riparë dhe për të studiuar. Peshqit, Binjakët, Shigjetarët dhe Virgjëresha do e ndjejnë shumë më fort këtë tendencë edhe për gabimet që kanë bërë, por edhe në rregullimet që mund të bëjnë. Në datën 27 mund të kemi të lidhje të vështirë mes marsit në fund të Ujorit me Uranin në Dem. Kjo është një lidhje pak e dhunshme, kështu që nervat dhe situatat e tjera që dalin jashtë kontrollit, pasiguritë do të tentojnë që të na bëjnë disi më nervozë, në disa aspekte. Sot është një do të e mirë, sepse kemi takimin e Jupiterit në Gaforre, në lidhje të bukur me Afërditën në Peshk, kështu që është një ditë e bukur sot”, tha astrologia Meri Shehu.
Dashi, 2 yje: Kanë një problem ekonomik në datën 27, një nerv ekonomik të vështirë. Çorientohen disi në qëllime dhe në shoqëri, ose kanë debate me të afërmit. Kujdes Mërkuri i kundërt në Peshk, prek prapaskena pune, ose çrregullime të çështjeve shëndetësore, gjëra të fshehta dhe skandale që duhet t’i kenë shumë kujdes në jetën e tyre.
Demi, 3 yje: Data 27 është e vështirë për Demët, sidomos për Demët e lindur në 10 ditëshin e tretë, ka konflikte, debate, sulme dhe gjëra të cilat nuk i trajtojnë dot mirë. Por u kthehen shanse për sqarime me njerëzit e afërt dhe udhëtime të cilat i kanë bërë një herë më parë dhe duan të rikthehen edhe një herë. Kurrsesi takime të reja, kontrata dhe reja dhe udhëtime në vende të reja dhe nënshkrime kontratash. Kujdes Demët e lindur në 10 diëtshin e tretë.
Binjakët, 1 yll: Do të përballen me një problem që ka të bëjë me karrierën, eprorët dhe anën ekonomike, ose me famën dhe çështjet që prekin emrin e tyre në karrierë, në pushtet dhe në ligj. Kujdes Binajkët e lindur në 10 ditëshin e tretë. Plus që kanë një prapaskenë shumë të vështirë sa i takon një çështje pune dhe një çështje ekonomike. Kanë një prapaskenë shumë të dhunshme.
Gaforrja, 3 yje: Kanë një ditë të mirë sot. Afërdita në Peshk u jep lajme të mira me Jupiterin në shenjën e tyre. Do të kenë lajme të mira erotike, ekonomike dhe gjërat do të shkojnë mirë. Por rikthimi i Mërkurit i kundërt në shenjën e Peshqve do të thotë që shumë Gaforre do të tentojnë për herë të dytë një marrëdhënie, ose një kontakt me dikë që jeton jashtë, punë me dikë që jeton jashtë, ose një çështje ligjore, që nuk e kanë zgjidhur, por që mund ta rishikojnë edhe një herë. Kujdes nënshkrimet.
Luani, 2 yje: Kemi një çështje ekonomike dhe një çështje pune që shkon dhe vjen, e cila nuk është e qartë dhe hapen edhe një herë disa debate, paqartësi dhe mangësi dhe çështje shëndetësore nga e kaluara që mund të jenë kthyer në kronike. Tani tentojnë që këto gabime të rregullohen, por që i lodh kjo situatë. Data 27 nuk është datë e mirë, për çështjet e karrierës tek Luanët.
Virgjëresha, 1 yll: Mërkurin e kundërt e keni përballë shenjës suaj, pavarësisht se takohet me Afërditën, ka disa problematika që duhet t’i zgjidhin në marrëdhëniet në çift ose në bashkëpunimet e ndryshme dhe nuk është momenti që në datën 26 të bëni firmosje ose hapje të reja, apo edhe lidhje të reja. Duhet ta shikoni me kujdes këtë pjesë. Nuk është shumë pozitive as data 27, e cila ka shumë problematika në lidhje me punën, sherre dhe debate.
Peshorja, 2 yje: Do të rregullojnë disa çështje ekonomike nga e kaluara, çështje për lekë që ua kanë të tjerët, ose që u detyrohen këta të tjerëve do të duhet t’i rregullojnë me qetësi. Në çështjet erotike, do duhet të kemi kujdes në datën 27 sepse duket sikur ngatërrohen me punën. Përditshmëria nuk i lejon që të ndjehen të qetë dhe komodë, ose dhe të besueshëm në marrëdhëniet në çift. Ekziston një tendencë dyshimi e fortë.
Akrepi, 3 yje: Me Mërkurin e kundërt në Peshk, sikur u rikthehet edhe një herë mundësia që të rregullojnë diçka të cilën e kanë lënë peng nga e kaluara, ose që e kanë zvarritur në çështjet erotike. Sot është një ditë e mirë për Akrepët, shkëlqyese deri diku. Kujdes të lindurit në 10 ditëshin e tretë pasi kanë konflikte familjare në çift dhe në bashkëpunime.
Shigjetari, 1 yll: Shigjetarët në çështjet familjare duhet të kenë shumë kujdes dhe në çështje që kanë të bëjnë me punën, aty do të kenë një konflikt pune. Kujdes duhet të bëjnë edhe në çështjet shëndetësore.
Bricjapi, 2 yje: U kthehet një mundësi reale për një takim dhe për një plan, për një projekt që nuk është rregulluar, ose edhe për një bisedë që nuk e kanë sqaruar konkretisht. Data 27 nuk është e mirë, ka një konflikt, ka një sqarim, ka një xhelozi. Ka diçka që nuk e riparon, por e streson më tepër marrëdhënien e tyre.
Ujori, 3 yje: Megjithëse marrin pjesë direkt në kundërshtimin e Marsit në Ujor me Uranin në Dem, por besoj që vetëm 10 ditëshi i tretë i Ujorëve do ta kenë këtë shkëndijë për të ndryshuar gjërat, qoftë edhe në mënyrë shumë të fuqishme, potente dhe jo me diplomaci. Mërkuri i kundërt në Peshk, u sjell shanse shumë të mira ekonomike.
Peshqit, 4 yje: Mërkurin e kanë në shenjën e tyre. Kanë bërë më shumë lëvizje, komunikime, njohje dhe kontakte, do të rikthehen dhe një herë për t’i riparë edhe një herë këto gjëra, mos kanë bërë ndonjë gabim. Nuk duhet kurrsesi që Peshqit të nënshkruajnë një kontratë dhe të blejnë një makinë, një telefon, ose një mjet komunikimi në këtë periudhë. Kurse data 27 është e vështirë për të gjithë.
Horoskopi e mërkurë 25 Shkurt 2026
Horoskopi e martë 24 Shkurt 2026
Horoskopi e hënë 23 shkurt 2026
Horoskopi e shtunë 21 Shkurt 2026
Horoskopi e premte 20 Shkurt 2026
Horoskopi e enjte 19 Shkurt 2026
Horoskopi e mërkurë 18 Shkurt 2026
Horoskopi e martë 17 Shkurt 2026
Horoskopi e hënë 16 shkurt 2026
Horoskopi e shtunë 14 Shkurt 2026
Horoskopi e premte 13 Shkurt 2026
Horoskopi e enjte 12 Shkurt 2026
Horoskopi e mërkurë 11 Shkurt 2026
Horoskopi e martë 10 shkurt 2026
Horoskopi e hënë 9 Shkurt 2026
