Më 7 shtator qielli na sjell një ngjarje të rrallë: Hëna mbulohet plotësisht nga hija e Tokës, duke u shndërruar në një spektakël të fuqishëm të natës, i njohur si Hëna e Kuqe ose Hëna e Gjakut.
Ky moment astrologjik, që ndodh në shenjën e Peshqve, mbart energji të thella transformuese, tronditje emocionale dhe zbulime që mund të ndryshojnë drejtimin e marrëdhënieve, qëllimeve dhe vetë perceptimit tonë.
Virgjëresha
Eklipsi prek fushën e partneriteteve dhe marrëdhënieve personale. Është koha të bëni një riorganizim të brendshëm: ose të mbyllni një kapitull që nuk ju shërben më, ose të forconi lidhjet që kanë kuptim dhe që ndërtohen mbi ndershmëri dhe besim. Një moment i fuqishëm për të vendosur kush zë vërtet vend në zemrën tuaj.
Ujori
Energjia e eklipsit ndriçon çështjet e vlerave dhe financave. Do të ndiheni të shtyrë të rivlerësoni çfarë ka vlerë të vërtetë në jetën tuaj. Mund të shfaqen mundësi të reja për bashkëpunime, marrëveshje financiare apo aleanca te rendesishme.
Peshqit
Eklipsi zhvillohet në shenjën tuaj, duke ju bërë “protagonistë” të zhvillimeve të rëndësishme të muajit. Kjo është një thirrje e fuqishme për ripërtëritje të brendshme dhe transformim personal. Largimet nga marrëdhëniet ose zakonet që janë dobësuar janë të pashmangshme, ndërsa hapet rruga për një version autentik dhe më autonom të vetes.

