KreuHoroskop

S`e kanë mirë: Shtatori, muaj i vështirë për këto shenja të horoskopit!

S`e kanë mirë: Shtatori, muaj i vështirë për këto

Ky muaj nuk premton qetësi për të gjithë. Me Marsin që kalon në Peshore dhe energjitë e fuqishme të eklipseve, disa shenja do të ndihen më të goditura se zakonisht.

Peshorja, Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi
Në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të shtatorit, këto shenja do përballen me presion të madh në marrëdhënie personale, familjare dhe profesionale. Deri më 22 shtator, kur Marsi largohet nga Peshorja, përplasjet dhe tensionet duket se nuk do të mungojnë. Eklipset prekin fusha delikate si shëndeti, puna dhe komunikimi me të afërmit. Kujdes veçanërisht në datat 19, 23 dhe 24, të cilat sjellin zhvillime të ndjeshme financiare dhe emocionale.

Virgjëresha, Peshqit, Binjakët dhe Shigjetari
Edhe për këto shenja shtatori nuk është i lehtë. Uranit në Binjakë, i kombinuar me ndikimet e Afërditës dhe Mërkurit në Virgjëreshë, do të shkaktojë surpriza dhe përmbysje, sidomos në karrierë dhe në jetën familjare. Saturni dhe eklipsi diellor i datës 21 shtator do të nxjerrin sërish në sipërfaqe çështje të vjetra të pazgjidhura, duke i testuar ata që s’kanë mësuar ende nga gabimet.

Mesazhi i yjeve
Shtatori kërkon qetësi, durim dhe mençuri. Vendimet e nxituara mund të kushtojnë shtrenjtë. Vetëm ata që dinë të ruajnë ekuilibrin dhe të qëndrojnë të fokusuar do të arrijnë të dalin të fortë nga këto sfida.