\Reperi i njohur A$AP Rocky po përballet së fundmi me akuza për sulm dhe armë në lidhje me një grindje në nëntor me një ish-mik në Los Anxhelos.
Rocky dyshohet se i drejtoi armën anëtarit “A$AP Mob” A$AP Relli dhe më vonë qëlloi dy herë në drejtim të tij. “Përdorimi i armës në një vend publik është një shkelje e rëndë që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike jo vetëm për personin e shënjestruar, por edhe për kalimtarët e pafajshëm që vizitojnë Hollywood-in”, tha Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascón.
Artisti i “Praise the Lord” u arrestua pasi mbërriti në aeroportin e LAX me të dashurën Rihanna në prill, mw pas u lirua me kusht 550,000 dollarë.
Rocky ka pasur shumë probleme me ligjin, duke përfshirë arrestimin në vitin 2019, ku u burgos në Suedi për një muaj për përfshirjen e tij në një përleshje rruge me të dyshuar “të varur nga droga”.
Ndahet nga jeta aktori Pandi Siku!
Është fejuar? Flet Adele!
Horoskopi ditor, e martë 16 gusht 2022
Noizy ja doli! Theu rekord.
Ndahet nga jeta kineasti Kristaq Dhamo!




