Sot është një ditë e shënuar për Rudina Hajdarin, pasi ajo feston 35-vjetorin e lindjes.
Këtë ditë të shënuar, Hajdari ka zgjedhur ta festojë mes njerëzve të saj të zemrës, teksa ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram momente shumë të bukura nga festa.
“Ky është 35-vjetori ?”, ka shkruar ajo, duke marrë urime të shumta nga të afërm, miq dhe kolegë.
Rudina Hajdari ka ndarë edhe një video shumë të bukur të vajzës së saj, e cila shprehet e lumtur që mami i saj ka ditëlindjen. “Jam shumë e lumtur që është ditëlindja e mamit tim, pasi unë e pëlqej shumë atë”, thotë e vogla, teksa Rudina ka vendosur mbishkrimin, “Zemra e mamit”.