Një vit më parë moderatorja Jonida Shehu humbi të ëmën si pasojë e infektimit me Covid-19. Ndërsa ditë netët pasojnë njëra tjetrën, ndonëse dhimbja nuk shuhet asnjëherë sot një vit pas humbjes Jonida ka mësuar të qëndrojë tek kujtimet që ka me të ëmën.
E ftuar në programin “Goca dhe gra” gazetarja u pyet se cilat janë ata periudha që ja kujtojnë më shumë nënën. Jonida tregoi ka qenë shumë e lidhur me të dhe se mendimet rreth së ëmës e shoqërojnë kurdo dhe kudo.
“Unë kam qenë shumë e lidhur me mamin sepse im atë e ka humbur jetën më herët. Unë kam qenë 23-24 vjeç, kështu që gjithë kohën e moshës që duhet të rritesha kam jetuar me mamanë time derisa jam shkëputur që kam nisur bashkëjetesën. Deri në ditën e fundit pavarësisht se ajo kishte zgjedhur të jetonte vetëm dhe jo me ne, pothuajse kemi qenë në mënyrë konstate bashkë me njëra- tjetrën. Ajo shkonte- vinte, nëse kisha një orë të lirë ajo vinte tek unë, para se të flinim bëheshin telefonatat përkatëse. Nuk e lidh mungesën me periudha për mua çdo sekondë është mungesë shumë e madhe. Vuajtja ka qenë shumë e madhe sidomos muajin e parë. Kur kthehesha nga puna, ishte rituali që hyja në makinë dhe bëja telefonatën e parë dhe ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Më pas fillova t’i shkruaja në ëhatsapp duke e ditur që nuk do të më kthejë përgjigje po e kalova atë cikël dhe jam vetëm tek mendimet tani”,- rrëfeu moderatorja.


