KreuCelebrity

“Preka fundin”; aktorja e famshme tregon për varësinë nga alkooli!

“Preka fundin”; aktorja e famshme tregon për varësinë

 

Gjithmonë e më shumë emra të njohur të shoëbiz-it botëror po tregohen të hapur për të rrëfyer varësitë ndaj drograve të ndryshme, si formë për të ndërgjegjësuar publikun rreth pasojave dhe dëmeve të tmerrshme që çdo varësi shkakton në fizikun dhe psikologjinë e njeriut.

Rrëfimin e fundit e ka bërë aktorja e njohur Hayden Panettiere e cila ka ndarë episode të varësisë që ajo ka patur për disa vite nga alkooli dhe medikamenete stimulantë të quajtura opioide.

Gjithçka nisi kur Panettiere ishte 15 vjeç dhe ju desh të bënte parakalimin e parë në Tapetin e Kuq dhe vendosi të marrë ‘pilulat e lumturisë’ si mënyrë për të ‘mbytur’ emocionet.

Hayden shpjegoi se ajo vazhdoi të pinte shumë dhe të merrte herë pas here opioidë në mes të karrierës së saj.

“Rregulli im kryesor  është se nuk mund të jem e çrregullt gjatë xhirimit dhe punës. Por gjërat vazhduan të dilnin jashtë kontrollit. Dhe ndërsa u rrita, droga dhe alkooli u bënë diçka pa të cilën pothuajse nuk mund të jetoja.”; ka treguar aktorja për “The People”.

Ylli i ‘Scream 6’ më pas hyri në rehabilitim për tetë muaj dhe vlerëson qëndrimin e saj të gjatë që i dha mjetet për të ‘kapërcyer gungën’ e varësive të saj.