KreuBusull

Fanella e Maradonës shitet në ankand me një çmim rekord!

Fanella e veshur, nga Diego Maradona kur ai shënoi dy nga golat më të famshëm në historinë e futbollit, është shitur për 8.93 milionë dollarë.

Maradona veshi fanellën nr. 10 të Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës të vitit 1986 kundër Anglisë, ndeshje e luajtur në Meksikë. Mesfushori i Anglisë, Steve Hodge, mori fanellën e Maradonës pas ndeshjes dhe muajin e kaluar njoftoi se do ta nxirrte në ankand.

19 vite fanella ka qenë e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit të Anglisë.

Sotheby’s bëri me dije se blerësi ishte anonim. Shitja e fanellës së Maradonës u ndërlikua nga pretendimet vajzës dhe ish-gruas së futbollistit se “Dora e Zotit” ishte e gabuar. Shtëpia e Ankandit konfirmoi se ata përdorën teknologjinë për të siguruar origjinalitetin e fanellës.

Kujtojmë që Maradona, një nga futbollistët më të mirë në botë, vdiq në nëntor të vitit 2020, në moshën 60-vjeçare.

 

Tags:

Home Busull