KreuBusull

Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane!

Janë të shumtë shqiptarët, të cilët zgjedhin që të hedhin Lotaria Amerikane dhe padyshim mezi presin përgjigjet për të parë nëse fat ka ‘trokitur në shtëpinë e tyre’.

Nga faqja zyrtare e DV-Programme bëhet me dije së përgjigjet e DV-2023 do të dalin këtë të shtunë, më 7 maj 2022.

“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarisë Amerikane.

Kujtojmë që periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte nga 6 tetorit 2021 deri në 9 nëntorit 2021.

Tags:

Home Busull