KreuFashion

DELIBROS, një kafshatë origjinale pastrami në Tiranë

Restoranti i parë në Shqipëri i pastramit; frymëzuar nga Katz’s Deli në New York!

Gjithçka filloi kur ne provuam kafshatën e parë të pastramit në New York, në të famshmin Katz’s Deli. Ishte diçka e mrekullueshme kështu që vendosëm ta sjellim edhe në Tiranë edhe më pas në gjithë Shqipërinë. Receta autentike, të cilën Delibros e ruan me fanatizëm është krenaria e këtij restoranti, i pari i këtij lloj në Shqipëri.

Në  SHBA pastrami është shumë i shitur dhe është shija autentike që e bën këtë mënyrë përgatitje mishi të veçantë.

Por të themi të drejtën pak vende në Europë ofrojnë pastrami në recetën autentike, ndërsa në Shqipëri me krenari themi që delibros është i pari i këtij lloji.

Të gjithë e kujtojmë filmin e famshëm “When Harry mett Sally” ku një pjesë e të cilit është xhiruar në ambientet e të famshmit  Katz’s Deli në New York dhe protagonist ishte pastrami që nuk është gjë tjetër por një pjatë me origjinë rumune.

Procesi i përgatitjes

 

Pastrami kërkon shumë përkushtim për t’u përgatitur. Mishi i viçit të  freskët marinohet për rreth tre javë me erëza  të cilat janë sekret i shefit të kuzhinës. Më pas mishi mbulohet me nje përzierje erëzash dhe piqet shumë ngadalë duke u tymosur në temperaturë të ulët dhe konstante. Hapi i fundit është futja në furrë me avull për rreth tre orë. Ky proces e bën pastarmin të butë në mënyrë të atillë që shkrihet në gojë. Mishi i përgatitur në këtë mënyrë pritet më pas në feta të holla dhe me to bëhet mbushja e sanduicëve ose burgerave shumë të shijshëm.

 

AddressRruga Komuna e Parisit, sh.19, k.1 A.55 Tirana 1001, Tirana

Phone067 754 4444

Instagram: delibrosrestaurant

Facebook: delibros

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF