KreuFashion

Foto paparac/ Kristi dhe Kleona vazhdojnë njohjen jashtë ‘Love Story’?

Javë pas jave në spektaklin e dashurisë në Tv Klan kemi parë takime të ndryshme mes fronistëve dhe vajzave e djemve të cilët janë aty për të rrëmbyer zemrat e tyre. Ndonëse protagonistët nuk i kanë qartësuar ende ndenjat dhe pëlqimet e tyre, disa kombinime çiftesh duket se kanë nisur të krijohen në ‘Love Story’.

Kristi dhe Kleona janë dy prej protagonistëve që për pubikun kanë shumë ngjashmëri mes tyre ndonëse kanë patur vetëm një takim me njëri tjetrin. Nuk e dimë pse Kristi nuk e ka zgjedhur më shpesh bionden simpatike të ‘Love Story’ për takime, ama një foto paprac e kapur nga Bordo ditën e djeshme në një prej bareve në kryeqytet tregon se dyshja mesa duket takohen edhe jashtë spektaklit.

Sipas rregullave të programit, protagonistët nuk duhet të kenë takime apo vijim të njohjes jashtë spektaklit, ndaj me të drejtë nisur nga këto foto ne pyesim. Mos vallë Kristi dhe Kleona kanë thyer rregullat dhe po vazhdojnë të njihen më shumë jashtë ‘Love Story’?!