Në morinë e qendrave estetike dhe kirurgjisë plastike që po hapen çdo ditë në Tiranë, sfida e gjetjes së një klinike serioze, mjekësore me standarte të vërteta europiane është e madhe. Është shumë e rëndësishme që para se të vendosni të bëni një ndërhyrje estetike në portretin apo trupin tuaj të bëni kërkimet për mjekët dhe specialistët që punojnë në klinikën që keni zgjedhur.
“Champs Elysees”, lokalizuar në zonën e ish-bllokut prej 15 vitesh ka ditur të vendosë standarte elitare në mënyrën e trajtimit dhe përmirësimit të pamjes fizike. Drejtuar nga dr. Vladimir Filaj, i cili ka në portofolin e tij disa masterizime në universitete elitë në Europë, “Champs Elysees” është kthyer në zgjedhjen e parë dhe të vetme për qindra gra e burra që kanë dashur të rifreskojnë apo rimodelojnë pamjen e tyre.
Dr. Filaj është kirurg plastik dhe estetik i njohur në Shqipëri. Pas një formimi të gjatë në Shqipëri dhe Francë ai hap në vitin 2006 klinikën “Champs Elysee” në Tiranë, si klinika e parë që ofron shërbime të mjekësisë dhe kirurgjisë estetike në vend. Me eksperiencën e gjatë pranë kirurgëve të njohur francezë ai solli në Shqipëri përvojën evropiane në shërbim të pacientëve të tij.
Zgjidhni një klinikë moderne dhe inovative të kirurgjisë estetike për rezultate unike dhe natyrale, zgjidhni “Champs Elysees”. Njëjtë si emri që mbart, kjo klinikë është rruga më e famshme në Tiranë për t’u ndjerë Ti, por gjithmonë e më e freskët.
Horoskopi ditor, e hënë 5 korrik 2021
Horoskopi ditor, e qershor 23 qershor 2021
