KreuStil Jetese

Paulina Porizkova pozon nudo në moshën 56-vjeçare!

Paulina Porizkova po bëhet më e mrekullueshme nga dita në ditë në rrjetet sociale. Supermodelja 56-vjeçare, e cila pëlqen të tregojë me krenari trupin e saj, postoi një selfie nudo në Instagram këtë të martë.

“Pas punës dhe një banje të qetë, unë isha e mërzitur, gjë që çoi në këtë festë të narcizmit, selfien e zhveshur”, shkroi Porizkova përkrah fotografisë së bërë gjatë një pushimi në Itali.

Porizkova u frymëzua gjithashtu për fotografinë seksi për shkak të banjës në dhomën e saj në Hotel Eden, ku ajo po qëndron në Romë.

Bukuroshja e përjetshme vuri krahas fotos hashtagun e 51-vjeçares Jennifer Lopez dhe 99-vjeçares Betty White, #sexyhasnoexpirationdate.

Kujtojmë që Porizkova më parë për “Page Six” është shprehur se ajo përballet rregullisht me kritikë, të cilët janë kryesisht gra.

Tags:

Home bordo