KreuBusull

Rregull i ri anti-covid: Nga 15 tetori maska e detyrueshme edhe në rrugë

Duke nisur nga e enjtja  (15 tetor 2020) në kuadër të masave anti-covid të marra nga qeveria, do të hyjë në fuqi vendosja e detyrueshme e maskave  në rrugë, në hëpësira publike, sheshe dhe ambiente të mbyllura. Në rast shkelje, qytetarët do ta gjejnë gjobën në faturën e dritave.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i vendit Edi Rama mëngjesin e sotëm gjatë një takimi me gazetarët.  Kjo masë sipas kryeministrit është për të shmangur një tjetër karantinë duke qenë se me ardhjen e vjeshtës, situata me Covid po përkeqësohet.

“Nga java e ardhshme, maska do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku jeni ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maskat do të jenë të detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë te fatura e dritave. Të mos ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund t’i shmanget gjobës. Nuk po bëj një rezyme të vendeve që kanë aplikuar maskën [e detyrueshme] jashtë. Të gjitha vendet e rajonit po shkojnë drejt kësaj mase.”; u shpreh kryeministri

 

 

Tags:

Home Busull