Teksa kemi hyrë në javën e dytë të tetorit, edhe kjo fundjavë premton mot të mirë me diell dhe temperature deri në 24 gradë Celsius.
Moti – E shtunë, 10 Tetor 2020
Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta MBIZOTEROJNE motin në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në Veri dhe Qëndër gjatë pjesës së parë të ditës. POR pasditja largon vranësirat nga i gjithë territori shqiptar.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.
Moti – E diel, 11 Tetor 2020
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira të kalimtare, të cilat më të dukshme do jenë në zonat perëndimore. POR pasditja dhe kryesisht mbrëmja shtojnë vranësirat në zonat veriperëndimore ku priten dhe shira të pakët.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.
