KreuFashion

Meqë është vera e gërshetave; 30 modele pas të cilave do të dashuroheni!

Gërshetat, me apo pa ngjyra, të gjata apo të shkurtra duket se janë trendi i kësaj vere dhe shumë prej të famshmeve shqiptare nuk kanë nguruar ta përqafojnë këtë trend, që kombinuar me ngjyrën çokollatë pas plazhit duket se plotësojnë kombinimin e duhur.

Frymëzuar nga Afrika e largët, gërshetat janë një ‘must’ për sezonin e plazhit, dhe kjo është një super arsye për të flakur tej, pjasterin, mashën, krëhërin apo çdo aksesor tjetër që ju mban në mëngjes para pasqyrës për të stiluar flokët.

Mund t’i bëni vetë, apo edhe në parukeri dhe mundësitë për të krijuar gërsheta nga më të ndryshmet janë të mëdha. Ajo që ne ju sigurojmë është se  këtë verë do të jeni ‘fashion’, freskët dhe rehat.