KreuFashion

Printi me kuadrate; kryefjala e verë 2020!

 

Do të ishte Brigitte Bardot ajo që do ta kthente printin me kuadrate në vitet ’50 në një kult mode. Për yllin e atyre viteve dukej se kuadrati ishte printi i saj i preferuar të cilin e mbante në veshje si në përditshmëri, ashtu edhe në dalje publike.

Kuadratat kanë udhëtuar në kohë nga vitet ’50, për t’u kthyer në ditët e sotme, si kryefjalë e verë 2020. Nëse asokohe ky print shihej zakonisht vetëm në veshje, pantallona, funde apo fustane; në ditët e sotme stilistët e kanë zgjeruar imagjinatën, duke e sjellë edhe në këpucë, ccanta apo doreza.