KreuCelebrity

Ekskluzive/ Ish-modelja e njohur shtatzënë për herë të dytë!

 

Pak ditë më parë Greis Petroviç festoi ditëlindjen e dytë të vajzës së saj Emel, e ndërsa instagrami i mami Greisit u mbush me mesazhe urimi për të voglën, askush nuk e ka ditur që ish-modelja është sërish në pritje të ëmbël.

Bordo.al ka mësuar se sipëmarrësja e “Grace Models” është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe bebushi që pritet të vijë në jetë në Dhjetor të këtij viti është djalë.

Greis u tregua tejet bujare për të ndarë me ne eksluzivisht foto nga festa e ditëlindjes së Emel, ku duket me barkun e rrumbullakosur. E veshur me një fustan ngjitur pas trupit, në ngjyrë të gjelbër, sipërmarrësja bukuroshe duket tejet e hijshme.

Greis dhe bashkëshorti i saj Ilir prej më shumë se 10 vitesh jetojnë historinë  e tyre të dashurisë frut i së cilës është vajza Emel dhe djali që pritet t’i bashkohet familjes pas pak muajsh.