Një hatërrmbetje e Evis Mulës me Arbana Osmanin në vitin 2004, është bërë publike vetëm dje pas 16 vitesh. E ftuar në programin ‘Wake Up’ në Top Channel Evis Mula kujtoi prezantimin e Top Fest 1, të cilin asaj ja besoi vetë drejtuesi i Top Channel Dritan Hoxha.
Gjatë bisedën, për herë të parë Evisi tregoi disa prapaskena që sipas saj mbanin emrin e Arbana Osmanit, dhe në mënyrë indirekte ajo akuzoi Osmanin se fakti që Mulës nuk ju besua moderimi i natës finale, lidhej me xheloznë e moderatores së njohur.
“Arbana Osmani u tmerrua atehere se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij superinvestimi. Kisha ardhur për një program, Top Select. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të fiks fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit. Arbanaështë gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur. Më vjen pak keq, sepse ka pasur dhe shumë vajza të talentuara pas meje që kanë gjetur mënyrën për t’ia vënë stërkëmbëshin. Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë”; tregoi Evisi episodin e shumë viteve më parë të karrierës së saj.
Teksa moderatorja Osmani ka preferuar të mos reagojë ndaj kësaj akuze, ka qenë mikja e saj më e ngushtë Xhemi Shehu ajo që ka preferuar të përdori emrin e Evisit në një prej fotove të dy mikeshave.
Në instastoryn e saj Arbana postoi një foto me Xhemin me mbishkrimin: Në kërkim të një shoqeje të re, ndërsa pak minuta më parë e njëjta foto është postuar në storyn e Xhemit e cila e ka shoqëruar me mbishkrimin; “Evisi po të kërkonte”.
Duket se moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” nuk është prekur aspak nga akuzat e Evis Mulës dhe ka preferuar ta kalojë me humor.


