KreuCelebrity

Arbori bën 5 vjeç; mami Bora i kushton dedikimin emocionues!

 

Djali i moderatores Bora Zemani dhe Dj Vin Veli feston sot ditëlindjen e pestë të jetës, e në morinë e urimeve që vogëlushi Arbor ka marrë në ditën e shënuar, nuk mund të mos na tërhiqete vëmendje dedikimi i mami Borës kushtuar të birit.

Teksa ka aguar Arbori ka marrë puthjen dhe urimin e parë nga mami, dhe kjo e fundit tejet e emocionuar dhe krenare per mrekullinë që ka sjellë në jetë, shkroi dy fjalë zemre për superheroin e saj të vogël.

 

 

Shshshsh… qetesi!!! Arbori im ben 5 vjec sot dhe mami ka dy fjale per te thene: Vertete nuk e kuptoj si kaloj koha kaq shpejt, Ti dje ishe nje bebe ndersa tani, nje djale i vogel llafazan qe me jep mend ose me pyet per cdo gje ? Tani je rritur dhe e ke mesuar qe “shakpa” jane “shapkat”, qe “fuckla” jane “flluskat”, qe “oh maj gaj” eshte “oh my god” etj… ke pak problem “kondicionerin” qe i thua akoma “goconjer” por pune e madhe, keto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa….”O ma, pse Zoti e ka vene shkronjen A te paren?” ??‍♀️, “Po Zoti a ka qene bebe?”?, “Pse ora kalon kaq shpejt?”?, “Pse nata eshte kaq e shkurter?”? dhe vazhdon pyet, “Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemren?”. Nje pyetje qe te bene ta bertasesh pergjigjen…. PO, Arbor! Ma ke prekur zemren me ate doren tende te vogel magjike dhe e ke ndricuar kaq shume. ? Prandaj per nje gje jam e sigurt, ti je bekimi me i madh qe me eshte dhene ndonjehere ne jete! Urimet me te mira per SuperHeroin tim te vogel! Tani le te filloje festaaaa…. ?????????? #arbordashuria #myson #blessed

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

“Shshshsh… qetësi!!! Arbori im bën 5 vjeç sot dhe mami ka dy fjalë për të thënë:
Vërtetë nuk e kuptoj si kaloi koha kaq shpejt. Ti dje ishe një bebe ndërsa tani, një djalë i vogël llafazan, që më jep mend ose më pyet për çdo gjë.  Tani je rritur dhe e ke mësuar që “shakpa” janë “shapkat”, që “fuckla” janë “flluskat”, që “oh maj gaj” është “oh my god” etj… ke pak problem “kondicionerin” që i thua akoma “goconjer” por punë e madhe, këto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa….”O ma, pse Zoti e ka vënë shkronjën A të parën?” “Po Zoti a ka qenë bebe?”?, “Pse ora kalon kaq shpejt?”?, “Pse nata është kaq e shkurtër?” dhe vazhdon pyet, “Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemrën?”. Një pyetje që të bën ta bertasësh përgjigjen…. PO, Arbor! Ma ke prekur zemrën me atë dorën tënde të vogël magjike dhe e ke ndriçuar kaq shumë.  Prandaj për një gjë jam e sigurt, ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë në jetë! Urimet më të mira për SuperHeroin tim të vogël! Tani le të fillojë festaaaa….”; ka shkruar Bora nën një video të ëmbël teksa i këndon një këngë dashurie të voglit.

Sigurisht pjesa më e bukur në këtë video është momenti kur Arbori e ndërpret mamin për t’i tënë fjalët magjike; “të dua mami”.

Cila nënë nuk do shkrihej nga gëzimi teksa dëgjon këto fjalë të të birit?!