KreuCelebrity

Albani dhe Ciljeta “ e djegin“ në ditëlindjen e portierit, dalin fotot nga festa!

Duket se lidhja e tyre e dashurisë po shkon mjaft mirë, e ato lajmet e ndarjes janë lënë prapa krahëve. Çiljeta Xhilaga dhe portieri Alban Hoxha po shijojnë momentin ( që në fakt, po zgjat prej katër vitesh). Albani organizoi së fundi një festë private me të afërmit dhe miqtë për 32 vjetorin. Në fotot e siguruara nga tiranapost, ai shihet mjaft I lumtur në krah të Ciljetës. Fjalët e ndarjeve dhe ribashkimeve duket nuk kanë pasur asnjë efekt, sepse dyshja duket për bukuri së bashku!