Ende nuk ka filluar dhe shkaktoi një furtunë të vërtetë mediatike sezoni i tretë i “The Crown“, seriali mbi jetën e familjes mbretërore britanike që do të transmetohet nga 17 nëntori nga Netflix. Kush i ka parë episodet e mëparshme, e ka akuzuar produksionin se I dhanë vetes ca “liri të tepruara“në rrëfimin e dashurive mbretërore e për rrjedhojë, edhe ka hedhur baltë sipas këtyre zërave mbi Windsor-ët. Anturazhi i Buckingham Palace është ankuar për shkrimin e bërë princeshës Anna si “ femër që ha burra“. Por ndërkohë, ajo që ka shkaktuar më shumë indinjatë është historia e pretenduar aty e dashurisë mes Elisabetës së II-të dhe Lord Porchester, administrator I kuajve të garës sëbretëreshës, të cilën kjo e fundit me përkëdheli e kishte ripagëzuar “ Porchie“.
Marrëdhënia e supozuar sentimentale mes mbretëreshës dhe Lord Porchester – shkruan Sunday Times – rrëfehet në një episod të serialit të ri, te vendosur në periudhën mes viteve 60`- 70`, kur monarkja e interpretuar nga aktorja Olivia Colman, kalon një muaj në SHBA dhe në Francë dhe një pjesë të kohës, ia kushton vizitave nëpër stalla, gjithmonë e shoqëruar nga Porchie.


