Disney me shumë mundësi do të ushtroj presion mbi Robert DoWney Jr., që ai të marrë Oscar-in për “Aktorin më të mirë”, duke u prezantuar me filmin “Avengers: Endgame”. Por me shumë mundësi ky çmim do të fitohet nga Joaquin Phoenix’, me filmin “Joker”. Evenimenti i çmimeve Oscar është vetëm pak muaj larg. Pavarësisht kësaj ‘lufta’ e konkurrencës midis kompanive filmike “Disney” dhe “Warber Bros”, ka filluar tashmë.
“Avengers: Endgame” ishte filmi artistik më i mirë i 2019-ës, në propocion me realizimet e para të Avenders si: “Captain America”, “Black Widow” dhe “Iron Man”, pasi përfshin betejën më të mirë midis të gjithë heronjve në një realizim të vetëm. Sidoqoftë “Joker” është prodhimi kinematografik më i paparë i realizuar këtë vit, më protagonist Joaquin Phoenix. Në kontrast me Avengers: Endgame, Joker nuk është një realizim artistik i mëparshëm, sidoqoftë ai ka demostruar se është një realizim, i cili pa mëdyshjen të vogël mund të zërë një vend në të njëjtin përzgjedhje me Tony Stark dhe mund t’i marrë Oscar-in ‘Marvel’s saint’.
Në betejën e Oscar-ve, aktori i “Avengers” mund të marrë një titull me filmin “Iron Man”. Kjo pasi Akademia e Oscar-ve mesa duket nuk ka një audiencë të interesuar për filmat me supernjerëz. Kjo është një arsye më shumë, e cila ja siguron “Joker-it”, rrëmbimin e çmimit nga duart.



