Modelja shqiptare Emina Cunmulaj prej vitesh e shpërngulur në Amerikë, kur ka krijuar familjen e saj, ndan çdo ditë me ndjekësit pjesë e të përditshmërisë. Në çdo postim të saj, paralel me jetën luksove shfaqet po aq thjeshtësia e shpirtit të saj. Askuhs më bukru se ajo nuk e tregon shpirtin e lirë dhe ppa komplekse që gëzon. Këto ditë Emina po kalon pushimet në Bahamas, veç familjes shoqëruar edhe nga vëllai I saj Bekimi. Ky i fundit ka ndarë në video me ndjekësit e modeles, që do t’u shkrijë së qeshuri.
Bekimi ka kapu “mat” motrën e tij të famshme, teksa në breg të detit, dhe jot ë një të zakonshmi, por atij në Bahamas, ajo trajton thembrat e këmbëve me një gurë të rastësishëm, prej bregut të një prej plazheve më të bukura në botë.
Vëllai I Eminës, plot humor ka thumbuar prakticitetin e saj, duke e quajtur edhe katunare, modelen që në fakt pikërisht për shpirtin e saj aq të thjeshtë vlerësohet shumë nga fansat.
“E nxjerrë prej katuni, po sdel katuni prej saj”, ka nisur fjalinë para filmimit vëllai i Eminës.