Është e vërtetë që Vitamina D është shumë e rëndësishme për organizmin tone, por kur bie fjala për nxehtësinë e këtyre ditëve mund të marrësh më shumë se thjesht benefite nga dielli. Valë shumë të rrezikshme të të nxehtit kanë përfshirë SHBA-në lindore dhe pjesën më të madhe të Europës ku bën pjesë edhe vendi ynë . Nxehtësia është më vdekjeprurëse se çdo element tjetër klimatik përfshirë këtu- përmbytjet, tornadot, uraganët apo tërmetet (kujtojmë që vetëm 2 ditë më parë Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë, 5.6 ballë).
Më poshtë ju zbulojmë këshillat kryesore- nga shmangia e infarktit e deri te teknikat se si të freskohemi- në këto ditë të nxehta vere.
Së pari trupi njerëzor çuditërisht përshtatet me temperaturat e larta, por përsëri temperatura bazë e trupit duhet të jetë midis 36 dhe 37 gradë celcius. Sapo temperatura e trupit fillon të ngrihet mbi 36 gradë atëherë nëse nuk kujdesemi për trupin tonë sistemi ynë biologjik mund të mos funksionojë siç duhet. Normalisht trupi ynë e rregullon vetë temperaturën, përmes djersitjes apo mënyrës se si gjaku qarkullon në trup.
Në nxehtësi ekstreme, në mënyrë që trupi ynë të ruajë organet vitale e shtyn gjakun e nxehtë drejt sipërfaqes së lëkurës. Venat e gjakut bëhen më të gjera dhe kapilarët që ndodhen afër lëkurës fillojnë të punojnë më shumë. Qarkullimi i gjakut në këtë mënyrë lejon largimin e nxehtësisë nga trupi dhe kjo shpjegon skuqjen që merr lëkura kur jeni shumë të nxehtë.
Gjatë valëve të të nxehtit trupi ka nevojë për më shumë ujë se zakonisht pasi dehidratimi shkakton spazma të pavullnetshme të muskujve duke shkaktuar dhimbje të trupit nga nxehtësia. Nxehtësia mund të shkaktojë të vjella, vilani, dhimbje koke dhe madje marrje mendsh.
Nëse temperaturat shkojnë 40 gradë celcius atëherë fillon inflamacioni i cili mund të paraqesë rrezik të përhershëm të veshkave, zemrës, muskujve dhe trurit. Nëse arrihet në këtë pikë duhet të fillojnë menjëherë mjekimet.
Është shumë e rëndësishme, që të visheni lehtë, me ngjyra të hapura që nuk përthithin shumë rrezet e diellit dhe të plotësoni nevojat e trupit me kripra, lëngje dhe elektrolite pasi një balancim i këtyre 3 elementëve do t’ju ndihmojë që të djersini efektivisht duke ju ndihmuar gjatë ditëve të nxehta.
Burimi/ Dailymail
Cristiano Ronaldo nis “reality show”-n e tij
Jennifer Lopez drejt altarit për herë të katërt
Eni Koçi feston ditëlindjen, ja urimi special
Era Istrefi zbulon lidhjen e dashurisë!
Çfarë ndodh në trupin tuaj kur ndiheni të gëzuar
Pse banania nuk këshillohet për mëngjes!
10 të veshurat më mirë të kësaj jave
8 gjëra që nuk i dini mbi Angela Merkel
Ankesa e Ledion Liços do t’ju bëjë të qeshni
Detoxi i mëngjesit, ja pijet që bëjnë mrekullinë
Kosi, nuk do t’i besoni efektet magjike të tij



