KreuCelebrity

Rudina Dembacaj: “Vetëm këtë personazh nuk do ta ftoja në programin tim!”

Rudina Dembacaj po e shohim më shpesh të angazhuar në televizion, e prej disa kohësh tashmë përflitet gjithnjë e më shumë për shkak të intervistave me personazhe të ndryshëm. Sot, vetë Dembacaj ka qenë e ftuar në Pop Culture, ndërsa ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin, qendrimin mbi tradhëtinë, si dhe ka zbuluar pak nga preferencat e saj mbi relatat intime.

Pyetur se cilin personazh nuk do ta ftonte kurrë në “Mos i fol shoferit”, Rudina e ka patur një emër të gatshëm. “Bëhet fjalë për Agron Llakajn. Për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur mes nesh në kohën kur kishim bashkëpunime së bashku, nuk do e ftoja kurrë”, ka thënë Dembacaj, ndërsa nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka shpjeguar se largimi nga Al Pazar ka ardhur nga mosmarrëveshjet me Llakaj, dhe jo për shkak të problemeve të supozuara familjare që ka pretenduar publikisht ky i fundit.

Sa për pyetjen nëse do të pozonte nudo për 100 mijë euro, Rudina ka thënë se e pengojnë disa imperfeksione në trup për të realizuar diçka të tillë.