Është një prej këngëtareve më të paguara, ashtu sikurse e kemi parë shpesh mes jetës luksoze, së bashku me familjen e saj. Së fundmi, Nora Istrefi ka rralizuar një set fotografik me Norik Ukën, fotografin e njejtë që qendron pas shumë realizimeve edhe të Tunës. (Mesa duket, është i preferuari i familjes…?)
https://www.instagram.com/p/BesYu7KFvy2/
Postimi më i fundit në Instagram ka shtyrë kuriozitetin e një prej faqeve shqiptare në të njejtin rrjet, për të zbuluar çmimin e xhupit që Nora mban veshur. Përkatësisht i firmës Moncler, çmimi i kësaj veshje të sipërme është vërtetë marramendës. Këngëtarja ka shpenzuar plot 1415 euro për xhupin e zi me rrip në mes, e kjo nuk është hera e parë që Nora bën blerje me shifra të tilla.
https://www.instagram.com/p/BesryucFW2U/
Vajzat e shoubizit shpesh priren drejt tendencave të reja, që jo rrallë herë kërkojnë edhe kosto nga pas…
