Është bereto-mania, kapelja alla franceze është sërish e domosdoshme për vjeshtë dimrin

Ajo ka joshjen franceze dhe hirin e përjetshëm që vetëm me disa aksesorë mund të krenohesh. Bereta është konfirmuar në mesin e aksesorëve më të njohur të sezonit vjeshtë-dimër 2017/18, e shkëlqyer për t’u kombinuar me veshje të ndryshme.

Pasarelat (ajo e Dior në vend të parë), vitrinat dhe instagrami kanë edukuar me këmbëngulje tendencën e re, beretë lëkure, prej leshi, të thjeshtë, ose të qëndisur sidoqoftë.
Çfarëdo që preferoni, nuk do të lodheni për të gjetur variantin e përsosur për ju … Dhe nëse keni nevojë për të sqaruar idetë, hidhini një sy produkteve të zgjedhura për ju:
CHANEL Bereta e zezë prej leshi dhe një logo e vogël
GIORGIO ARMANI mbi VESTIAIRE COLLECTIVE Beretë e butë leshi blu dhe kristale qiellorë
LEONTINE VINTAGE Bereta prej leshi ngjyrë bezhë e qëndisur me të zezë
INTROPIA bereta e thjeshtë prej leshi ngjyrë bordo

RADA’ Bereta prej leshi, e qëndisur me kristale dhe perla
LE CHAPEAU Bereta me lesh të zi dhe qëndisje të kuqe
MAISON MICHEAL Bereta prej leshi rozë

NAF NAF su ZALANDO Bereta prej leshi blu dhe me fjongo gri
PHILIP TREACY bereta e thjeshtë prej leshi ngjyrë vjollcë

STEFANEL Bereta me përzjerje kashmiri
“Justice League” premierë ne kinema Millennium
Ja se si të pastroni furçat e grimit!
Flokët ngjyrë korali, trend i sezonit!
Nga mbipeshë në trajnere e Kim Kardashian
Xhilda Mosko, arkitektja që magjeps me ngjyrat
