Jemi vetëm në fillim të nëntorit, por që tani dyqanet kanë vendosur zbukurimet e tyre të Krishtlindjes, pemën e famshme simbol të festave, dhe kudo dëgjohen këngë si “Jingle Bells” apo “All I want for Christmas is you”.
Gjithçka duket e mrekullueshme në fillim, por me kalimin e kohës të duket sikur ke ngecur në një makth pa mbarim, dhe kur vjen dhjetori, magjia e festave ka shteruar me kohë.

Psikologia klinike Linda Blair thotë se atmosfera e përhershme festive mund të jetë sfilitëse për personat që janë gjatë gjithë kohës të rrethuar nga ajo. Nëse kënga “Jingle Bells” nuk ka efekt te dëgjuesi i atypëratyshëm, për një person që e dëgjon gjatë gjithë ditës në ambientin e tij të punës është një torturë e vërtetë.
E njëjta gjë ndodh me çdo gjë që i tejkalon limitet, në fund të fundit.
Arsyeja pse dyqanet nuk presin deri në dhjetor për të vënë zbukurimet, është sepse atmosfera e Krishtlindjes i shtyn klientët të rrinë më gjatë në dyqan, të blejnë më tepër, dhe të kthehen sërish.
![]()
Por sa mund të zgjasë ky truk, derisa edhe klientët të mërziten?
Për më tepër, punonjësit e dyqaneve nisin ta humbasin shpërqendrimin, duke mos mundur ta kryejnë detyrën e tyre siç duhet.
“Ata e shpenzojnë energjinë e tyre duke u përpjekur të mos dëgjojnë atë çfarë po dëgjojnë.” – thotë Blair.
Të mos i prishim këto festa kaq të bukura me padurimin tonë! Duroni edhe 17 ditë!
Xhilda Mosko, arkitektja që magjeps me ngjyrat
Ja se si ndryshon jeta seksuale pas të 30-tave…
Tendencë: Moda përtej hapësirës!
Look mashkullor me stil si Gwyneth Paltrow
