KreuStil Jetese

Trendi i shajeve dimërorë nga pasarelat!

Yjet e së kaluarës Grace Kelly apo Audrey Hepburn e kthyen në një aksesor ikonik! Ato e mbanin të lidhur në kokë dhe e kombinonin me syze dielli të mëdha! Sot, shamitë në kokë e shajet vazhdojnë të jenë një aksesor stili shumë i preferuar!

Stilistët nuk heqin dorë nga ky aksesor mode dhe kanë prezantuar krijimet e tyre nëpër pasarela. Krahas modeleve klasike, një vend të rëndësishëm zënë edhe ato më ekstravagantet!

Celine zgjedh shallin maksi për këto ditë të ftohta, Prada preferon pendët për kontrast, ndërsa Burberry dhe Ralph Lauren i qëndrojnë stilit të tyre klasik për gratë e pushtetshme. Për një prekje më luksoze, Off-White propozon qimen e çmuar e bardh e zi të dhelprës.

Cili është modeli juaj i preferuar i shallit për këtë vjeshtë-dimër?